LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë së personazheve VIP për Vitin e Ri, si e festuan ata ardhjen e 2018? (Foto)

Brenda shtëpisë së personazheve VIP për Vitin e Ri, si e festuan ata ardhjen e 2018? (Foto)

E gjithë bota ka bërë gëzuar tashmë ardhjen e Vitit të Ri, duke hyrë kështu në vitin e 18-të të dekadës së dytë të shekullit XX.

2018-a erdhi dhe u prit me shumë gëzim edhe nga shqiptarët, të cilët festuan me këngë e hare, duke shpresuar në një vit më të mirë.


Si ishte viti 2017 për këngëtarët shqiptarë? (Foto)
Lexo po ashtu Si ishte viti 2017 për këngëtarët shqiptarë? (Foto)

Atmosferë festive pati në thuajse çdo shtëpi, përfshirë këtu edhe në ato të figurave publike, të cilat zgjojnë gjithmonë kureshtje te publiku.

Telegrafi është gjendur pranë disa prej personazheve të njohur, të cilët nuk kanë hezituar që të shpalosin emocionet e tyre për vitin e ri 2018.

Speciale: 2017 - Viti i martesave në estradë: Gjithçka rreth dasmave glamuroze të yjeve (Foto)
Lexo po ashtu Speciale: 2017 - Viti i martesave në estradë: Gjithçka rreth dasmave glamuroze të yjeve (Foto)

Aktorja Teuta Krasniqi thotë se është shumë entuziaste për festat e fundvitit, ndërsa nuk ka hezituar të flasë në pika të shkurtra për Telegrafin rreth dekorimit të shtëpisë, që ajo së bashku me vajzat i kanë bërë për fundvit.

“Jam shumë entuziaste për periudhën e fundvitit dhe qysh në fillim të dhjetorit e stolisim bredhin dhe gjithë ambientin e shtëpisë. Më pëlqen shumë atmosfera dhe procesi i stolisjes, zakonisht e rezervojmë një ditë vikendi dhe gjithë ditën merremi me këto zbukurime, ku involvohemi të gjithë, unë me vajza si dhe Adonisi”, tha Teuta Krasniqi për Telegrafin.

Aktorja Teuta Krasniqi dhe vajza e saj Tara festuan me shumë entuziazëm ardhjen e Vitit të Ri 2018

Dhuratat poshtë pemës së Vitit të Ri janë një tjetër element kyç dhe shumë i rëndësishëm, detaj i cili vërehet mjaft mirë nga fëmijët, pasi janë ata të cilët i duan dhuratat. Për Telegrafin, Teuta tregon se sa e kujdesshme u tregua edhe për këtë pjesë.

“Çdo vit të ri i bëj dhuratat më të veçanta dhe të bukura për secilin anëtarë të familjes, po ashtu edhe shumicën e kutive të dhuratave i punojmë bashkë me Tarën, si dhe kartolinat”, tregon më tej aktorja.

Dy vajzat e Teuta Krasniqit: Tara dhe Kaia, të veshura me kostume për Vitin e Ri 2018

Familja Krasniqi përball fotografit Norik Uka, realizuan një set fotografik shumë të veçantë për fundvit në shtëpinë e tyre, imazhet e disa prej të cilave ua sjell ekskluzive, Telegrafi.

Në fundin e vizitës në shtëpinë e saj, Teuta jep një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, për Vitin e Ri 2018.

“Shpërndani më shumë dashuri, besoni në vetvete, dhe jeni mirënjohës për gjithçka që keni në jetë. Sa më shumë mirënjohës që jemi, aq më shumë arsye për të qenë mirënjohës do të kemi. Urime 2018”, përfundon bisedën e saj Teuta Krasniqi për Telegrafin.

Kaia, vajza e vogël e aktores Krasniqi, festoi plot buzëqeshje ardhje e Vitit të Ri 2018

Nata e Vitit të Ri ka kaluar bukur dhe në një ambient të dekoruar me shije edhe në shtëpinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Çifti Haradinaj para pak ditësh, gjatë një interviste për Telegrafin patën zbuluar planet e tyre për fundvit, duke treguar edhe se sa entuziastë janë ata për festat e fundvitit.

Një portret i familjes kryeministrore për fundvit

“Besoj festa dhe entuziazmi i natës së vitit të ri është më e bukur dhe interesante kur ka fëmijë përreth. Ata ende ‘besojnë’ në Babadimër, prandaj edhe i japin kuptim! Ndërkaq, edhe unë e kam shumë për zemër muajin dhjetor për shkak të festave të fundvitit, dritave, dekorimit”, ka thënë Anita Muçaj-Haradinaj për Telegrafin.

Moderatorja Anita Muçaj-Haradinaj, e lumtur me fë fëmijët e saj në pragun e festave të fundvitit

Sakaq, një arsye edhe më shumë për të festuar këtë vit, ka pasur këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e shquar si diva e estradës.

Në shtëpinë e Adelina Ismailit për Vitin e Ri, diva rrëfen emocionet e festës me të voglin e saj, Uliksin (Foto)
Lexo po ashtu Në shtëpinë e Adelina Ismailit për Vitin e Ri, diva rrëfen emocionet e festës me të voglin e saj, Uliksin (Foto)

Ajo këtë e ka pritur për herë të parë natën e ndërrimit të viteve së bashku me të voglin e saj, Uliks, kjo pasi gjatë 2017-s, ajo u bë nënë për herë të parë.

“Një vit që filloi me dhembje dhe mbaroi me shumë dashuri. Shumë intensitet, shumë ndjenja. Lodhja më ndjenja. Lodhja më e mirë në jetë”, ka thënë Adelina Ismaili për Telegrafin.

Këngëtarja Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj val Krasniqi, duke pozuar së bashku me të voglin e tyre, Uliks për Vitin e Ri 2018

Shtëpia e dekoruar bukur dhe me kapele Babadimri në kokë për të voglin Uliks, i kishte dhënë një atmosferë edhe më festive familjes Ismaili. Adelina, bisedën për Telegrafin e mbylli me një dëshirë për familjen e saj.

“Kam veç një dëshirë: Zot jepi shëndet familjes sime që janë më shumë se gjithçka për mua”, përfundoi Adelina ismaili për Telegrafin.

Adelina, Ema dhe Zanfina ismaili festuan së bashku natën e ndërrimit të viteve nën shoqërinë e të voglit Uliks

Një shtëpi e dekoruar në detaje dhe me atmosferë tejet festive, duket të jetë edhe ajo e këngëtares Ledina Çelo.

Familja e këngëtares Ledina Çelo dhe bashkëshortit të saj, Naim Kabashit

Këngëtarja joshëse, e cila prej vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj, boksierin kosovar Naim Kabashi dhe dy fëmijët e tyre, e presin me shumë dëshirë periudhën e fundvitit.

“Është periudha më festive e vitit, që të gjithë e presim me shumë dashuri. Shtëpia jonë dekorohet çdo vit për festa, dhe njëlloj kemi vepruar edhe sivjet. Gëzuar 2018 ! Dashuria mbretëroftë në familjet tuaja”, tha Ledina Çelo për Telegrafin.

Familja e këngëtares Ledina Çelo pozojnë të lumtur së bashku për festën e Vitit të Ri 2018

Shtëpia në familjen Krasniqi ishte e stolisur bukur për Vitin e Ri 2018, gjersa më shumë se të gjithë, këtë festë po e shijonin dy më të vegjlit e familjes, Erlisi dhe Periana.

Dy fëmijët e Ledina Çelos, duke festuar të entuziazmuar Vitin e Ri 2018

Ledina Çelo shquhet si njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës, dhe përkundër moshës ajo vazhdon të jetë në top formë, duke joshur me linjat e saj. Elegante dhe plot shkëlqim, këngëtarja dukej edhe në natën e ndërrimit të viteve.

Atraktive dhe tërheqëse dukej Ledina Çelo, teksa festonte ardhjen e Vitit të Ri 2018

Edhe këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi këtë vit ka pasur një arsye me shumë të festuar, kjo pasi në 20170n, ai u bë baba për herë të parë, i një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Amelia.

Për Telegrafin, Albatriti e cilësoi vitin e shkuar si një nga ato vitet që do ta mbajë mend gjatë.

“Ky vit ka qenë viti më i mirë i jetës time nga që u bëra baba dhe është viti më i mirë për mua, po ashtu ka qenë një vit mjaft i ngarkuar me projekte dhe koncerte dhe mjaft i suksesshëm”, tha Albatrit Muqiqi për Telegrafin.

Albatrit Muqiqi duke pozuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij pranë pemës së dekoruar për fundvit

I njëjti në vazhdimin e bisedës, tregoi se i e festoi natën e ndërrimit të viteve, dhe a është kujdesur për dhuratat e fundvitit.

“Natën e parë me date 31 e me familje, ndërsa tjerat jam me mbrëmje në Zvicër. Zakonisht bëj dhurata brenda familjes, nënës, gruas dhe motrave”, përfundoi Albatrit Muqiqi për Telegrafin.

Këngëtari Muqiqi dhe vajza e tij e vogël Ameli

Kjo ishte sa i përket disa prej personazheve të njohur, të cilët nuk hezituan të ndajnë me fansat imazhe nga përbrenda familjes së tyre për festat e fundvitit, duke zbuluar edhe dëshirat e tyre për vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori