LAJMI I FUNDIT:

‘Anijet fantazmë’ vazhdojnë të mbërrijnë në bregdetin e Japonisë

‘Anijet fantazmë’ vazhdojnë të mbërrijnë në bregdetin e Japonisë

Anije druri, të njohura si “fantazma”, që besohet të jenë nga Koreja e Veriut, vazhdojnë të arrijnë në brigjet e Japonisë këtë vit.

Rojet bregdetare thanë sot se 95 anije të tilla mbërritën, të cilat shpesh përmbajnë kocka njerëzore dhe andaj quhen “anije fantazmë”, raportoi AP.


Vitin e kaluar në bregdetin japonez lundruan 104 anije të tillë, tha roja bregdetare duke shtuar se deri tash janë gjetur 30 kufoma dhe 40 të mbijetuar.

Erërat dhe rrymat e forta të oqeanit sjellin dhjetëra anije peshkimi prej druri nga Koreja e Veriut në bregun verior të Japonisë.

AP thotë se rritja e numrit të “anijeve fantazmë” mund të jetë e lidhur me fushatën për kapjen e peshkut  në Korenë e Veriut, në mënyrë që të rritet burimi i proteinave për të ushqyer popullatën në një vend që kërkon të sigurojë vetëmjaftueshmërinë në zinxhirin e furnizimit të ushqimit.

Për të përmbushur rritur kuotën, peshkatarët e Koresë së Veriut shkojnë më larg se zonat e zakonshme, duke rrezikuar të shkelin zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë që shtrihet 200 milje në brigjet e këtij vendi.

Më shumë se një e treta e këtyre anijeve këtë vit arritën në ishullin verior japonez të Hokaidos. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Si do të përgjigjet Izraeli? Eksperti britanik tregon tri opsionet e (pa)mundshme

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Ngjarje, pamje, analiza dhe parashikime - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, gjithçka ndodhi deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më pas

Botë
Kalo në kategori