LAJMI I FUNDIT:

Anija shqiptare dyshohet se është marrë peng nga një shtetas egjiptian

Anija shqiptare dyshohet se është marrë peng nga një shtetas egjiptian

Mëngjesin e sotëm është dhënë alarmi për humbjen e kontakteve me dy anije që kanë dalë për gjueti në det pasditen e 18 qershorit.

Humbja e komunikimit me ekuipazhet e tyre ka alarmuar familjarët të cilët kanë kërkuar nga Dispeçeria e Peshkimit në Durrës të kërkojë ndërmarrjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det të hapur, raporton Top Channel.


Mjetet e humbën kontaktin me tokën një ditë më parë, ndërsa sot u lokalizua në grykëderdhje të Bunës barka “Qamili” me 5 anëtarë ekuipazhi në bord, e cila po peshkonte qetësisht në këtë zonë që ka probleme me ndërlidhjen.

Ndërkohë për kërkimin e anijes “Çelepia 2” me 3 marinarë në bord, dy durrsakë dhe një egjiptian, është angazhuar edhe Roja Bregdetare.

Disa orë pas dhënies së alarmit për humbjen e kontakteve Prokuroria e Durrësit dyshon se anija “Çelepia 2” mund të jetë marrë peng nga shtetasi egjiptian që ndodhet në bord, Muhamed Selam. Ndërsa dy shtetasit shqiptarë që ishin në anije janë Dhimitër Malja dhe Luan Mema. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori