LAJMI I FUNDIT:

Anglina Jolie thotë se u nda nga Pitt për mirëqenien e fëmijëve, duke e cilësuar si vendim të duhur ndarjen

Anglina Jolie thotë se u nda nga Pitt për mirëqenien e fëmijëve, duke e cilësuar si vendim të duhur ndarjen
Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Angelina Jolie pretendon se ajo bëri kërkesë për divorc nga Brad Pitt për ‘mirëqenien’ e gjashtë fëmijëve të tyre.

Aktorja 45-vjeçare e filmit “Maleficent” bënë një referencë të rrallë për ndarjen e ish-çiftit në një intervistë për “Vogue” të premten, shkruan DailyMail.


“Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqëndrohem në shërimin e tyre. Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media, por unë u kujtoj atyre që ata e dinë të vërtetën e tyre dhe mendjen e tyre”, tha ajo për revistën.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Fituesja e çmimit “Oscar” vazhdoi t’i përshkruaj fëmijët e saj si ‘gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë’.

Para se të lindte tre fëmijët e saj më të vegjël: Shiloh, 12 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeçarë, Jolie u bë nënë për: Maddox, 18, Pax, 16 dhe Zahara, 15 vjeç, përmes birësimit.

Kur bëhet fjalë për procesin, ajo thotë se fjalët ‘birësim’ dhe ‘jetimore’ janë ‘fjalë pozitive’ në shtëpinë e tyre.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Junko Kimura/Getty Images/Guliver)

“Me fëmijët e mi të birësuar, nuk mund të flas për shtatzëni, por flas me shumë detaje dhe dashuri për udhëtimin për t’i gjetur ata dhe si ishte të shikoja për herë të parë në sytë e tyre”, shpjegoi ajo.

Ajo gjithashtu theksoi besimin e saj që fëmijët jo biologjikë kurrë nuk duhet të “humbin kontaktin nga kanë ardhur”.

“Ata kanë rrënjë që ju nuk i bëni. Nderoni ata. Mësoni prej tyre. Është rrugëtimi më i mahnitshëm për t’u ndarë”, vuri në dukje humanitarja.

Yjet e filmit Pitt dhe Angelina Jolie u takuan në vitin 2004 ndërsa xhiruan “Mr and Ms.Smith”.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Ata u martuan në gusht të vitit 2014 pas 10 vjetësh qëndrimi së bashku; Angelina paraqiti divorcin në shtator të vitit 2016.

Në vitin 2016, Brad dhe Maddox dyshohet se u futën në një avion privat ndërsa ishin rrugës për në Los Angeles, gjë që çoi në atë moment që Angelina të paraqiste kërkesë për divorc. Brad u pastrua më vonë nga çdo keqbërje në nëntor të vitit 2016.

Menjëherë pas kësaj, gjykatësi i dha Angelinës kujdestarinë fizike për të gjashtë fëmijët me Bradin, duke i kërkuar të vazhdojnë të kenë vizita terapeutike me fëmijët.

Sidoqoftë, Brad dëshironte më shumë kohë me fëmijët dhe vazhdoi ta kërkonte atë; deri në dhjetor të vitit 2016, ai kërkoi një seancë dëgjimore emergjente për të vulosur të gjitha dokumentet që rrethojnë rastin, i cili u mohua.

Në janar 2017, ata ranë dakord që dokumentet e tyre gjyqësore të mbeteshin private në një deklaratë të përbashkët por deri në qershor të vitit2018, ata u drejtuan përsëri në gjykatë pasi Angelina ishte urdhëruar nga një gjyqtar për të ndihmuar në rregullimin e marrëdhënieve të Bradit me fëmijët. /Telegrafi/

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Robin Marchant/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Kalo në kategori