LAJMI I FUNDIT:

Anglia dhe SHBA-të ndahen në barazim, grupi mbetet i hapur

Anglia dhe SHBA-të ndahen në barazim, grupi mbetet i hapur

Anglia dhe SHBA-të kanë barazuara me rezultat 0-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

Amerikanët e nisën më mirë takimin duke rrezikuar disa herë në start.


Weston McKennie në minutën e 17-të, asistoi te Haji Wright, i cili nga afër nuk ishte i saktë.

Pas nëntë minutash McKennie kishte rast të mirë, nga një pozitë e mirë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Në minutën e 33-të Christian Pulisic gjuajti bukur brenda zonës, por goditja e tij goditi transversalen.

I njëjti në në minutën e 43-të gjuajti me kokë, por që gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Anglia u duk në fushë në minutën e parë të kohës shtesë, kur Mason Mount gjuajti nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Matt Turner.

Pjesa e dytë kishte më pak raste, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.

Anglia ka mundur të shënojë në kohën shesë me Harry Kane, por goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Anglia është lider me 4 pikë, ndërsa SHBA-të kanë dy pikë. /Telegrafi/