LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Deri në fund të vitit 2020 paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë

Angjushev: Deri në fund të vitit 2020 paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev është optimist se paga mesatare në vend do të arrijë deri në 30.000 denarë deri në fund të vitit 2020 dhe se kjo do të bazohet në rritjen reale të ekonomisë dhe jo në projekte të financuara nga shteti.

“Neto paga mesatare në shtet për muajin maj të vitit 2019 është 25,270 denarë dhe është paga më e lartë deri më tani. Nëse e kemi parasysh se është rritur për 3,1 për qind në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar dhe me tendencë të cilën tashmë e kemi pres deri në fund të mandatit të Qeverisë që skadon në fund të vitit 2020 të arrihet pagë mesatare prej 30.000 denarë siç premtuan. Me masat që do t’i propozojë Qeveria pas shtatorit presim rritja e pagës të përshpejtohet vitin e ardhshëm në bazë të zhvillimit të ekonomisë reale dhe jo mbi projektet që vetëm Qeveria i financon”, deklaroi Angjushev në përgjigjen e pyetjeve gjatë vizitës së sotme në Komunën e Gradskos.


Ai paralajmëroi se Qeveria ka për qëllim t’u ndihmojë kompanive se si t’ua rrisin pagat të punësuarve të tyre dhe me atë ta zgjidh problemin e largimit të njerëzve nga shteti, prandaj, siç tha, mu për këtë është paga e nevojshme.

“Kemi mekanizma se si t’u ndihmojmë kompanive. Nënkuptohet ato duhet ta ndajnë pjesën më të madhe të mjeteve për rritjen e pagave por ne si shtet në një pjesë të kontributeve mund t’u ndihmojmë, veçanërisht kategorive më të ndjeshme dhe pagave më të ulëta se si ato të rriten dhe gjatë kësaj të sigurohen kushte më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve në shtet. Ky duhet të jetë përcaktim jo vetëm për shkaqe politike, por edhe të sigurojmë zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë, pasi ekonomi pa njerëz nuk ka, ndërsa njerëzit duhet t’i bëni të kënaqur që të ngelen në shtet”, potencoi Angjushev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori