LAJMI I FUNDIT:

Andy Robertson thotë se nuk e do Lionel Messin në Ligën Premier

Andy Robertson thotë se nuk e do Lionel Messin në Ligën Premier

Andy Robertson ka thënë me shaka se nuk do dëshironte që Lionel Messit të kalonte në Ligën Premier, me argjentinasin që lidhet me një kalim te Manchester City në këtë verë.

Lojtari 33-vjeçar kishte dorëzuar në javën e kaluar letrën për largim nga Barcelona si lojtar i lirë, mirëpo ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.


Sidoqoftë, La Liga ka konfirmuar se çdo klub që dëshiron të transferojë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, duhet të paguajë 700 milionë euro, mirëpo duket se sulmuesi është më afër qëndrimit në Camp Nou.

Messi dhe lamtumira e tij nga Barcelona: A është ai engjëll apo djall?
Lexo po ashtu Messi dhe lamtumira e tij nga Barcelona: A është ai engjëll apo djall?

Nga lajmet e fundit, anëtari i Liverpoolit ka thënë se nuk dëshiron që 33-vjeçari të kalojë te Citizens.

“Shpresoj që nuk do të ndodhë (Messi t’i bashkohet Manchester Cityt), natyrisht”, ka thënë Robertson.

“Nga një pikëpamje e imja, shpresoj që nuk ndodhë dhe ai të qëndrojë te Barcelona”.

“Është një lojtar tejet fantastik dhe nuk dyshoj se do të sillte cilësi në Ligën Premier. Unë jam takuar me të në Ligën e Kampionëve dhe ishte një përballje mjaftë e vështirë, andaj shpresoj që Barcelona të zgjidh problemin që ka me të”, ka shtuar më tej mbrojtësi i The Reds.

Pesë mënyrat se si Messi mund të përshtatet në sistemin e Guardiolës te Manchester City
Lexo po ashtu Pesë mënyrat se si Messi mund të përshtatet në sistemin e Guardiolës te Manchester City

Babai i Messit, Jorge është takuar me presidentin Josep Maria Bartomeu të mërkurën e kësaj jave, e mediat spanjolle raportojnë se argjentinasi është më afër të qëndrojë se sa të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori