LAJMI I FUNDIT:

Andrew Tate thuhet se është dërguar me urgjencë në spital nga burgu famëkeq në Rumani, ku ndodhet i arrestuar

Andrew Tate thuhet se është dërguar me urgjencë në spital nga burgu famëkeq në Rumani, ku ndodhet i arrestuar

Andrew Tate ndau me ndjekësit një postim të fshehtë sot në Twitter duke pretenduar se “Matrix e ka sulmuar” mes pretendimeve se ai u dërgua me urgjencë në spital ndërsa ishte në burg.

Influencuesi i urryer i rrjeteve sociale, 36 vjeç, dhe vëllai i tij Tristan, 34 vjeç, vazhdojnë të mbahen pas hekurave pasi u arrestuan nga autoritet rumune vitin e kaluar.


Vëllezërit u arrestuan si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor, përdhunim dhe krim të organizuar, shkruan The Sun.

Sipas kanalit rumun të lajmeve Antena 3 CNN, një nga vëllezërit u dërgua me urgjencë në spital të premten pas një “kontrolli mjekësor rutinë”.

Foto: AP

Ata thuhet se i thanë një mjeku për një çështje shëndetësore para-ekzistuese përpara se të dërgoheshin në një spital në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Tani thuhet se vëllai është kthyer në paraburgim.

Por Andrew më vonë publikoi në rrjetin social Twitter një mesazh të fshehtë.

Ai shkroi: “Matrix më ka sulmuar. Por ata keqkuptojnë, nuk mund të vrasësh një ide. Vështirë të vrasësh”.

Andrew dhe Tristan akuzohen se rekrutuan femra në platformat e rrjeteve sociale dhe i bindën të shkonin në vilën e tyre në vlerë 600 mijë funte (679 mijë euro) në periferi të kryeqytetit të vendit, Bukuresht.

Vëllezërit dyshohet se pretendonin në mënyrë të rreme se ishin të dashuruar me vajzat e reja, përpara se t’i bënin detyronin ato të kryenin akte seksuale para kamerave.

Foto: Instagram

Femrat u detyruan të xhironin video pornografike në kompleks dhe mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7, sipas hetuesve rumunë.

Fqinjët e vëllezërve të rritur në Luton pohojnë se dhjetëra të reja nga Britania dhe ShBA-ja udhëtuan në vendin e fshehtë ku në çdo kohë të paktën tetë femra po shfaqeshin në faqet pornografike në internet.

Andrew dhe vëllai i tij po mbahen në një qeli burgu rumun deri në fund të janarit, ndërsa prokurorët njoftuan se ata po mbaheshin në paraburgim për 30 ditë.

Vëllezërit Tate do të apelojnë gjithashtu kundër sekuestrimit të disa prej sendeve të tyre – duke përfshirë 11 vetura – në një dalje në gjykatë javën e ardhshme.

Ata gjithashtu pritet të paraqiten në një Bukuresht javën e ardhshme për të dëgjuar ankesat e tyre që kundërshtojnë vendimin e një gjyqtari për të zgjatur urdhrat e tyre të arrestit në 30 ditë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori