LAJMI I FUNDIT:

Andrew Tate i detyronte viktimat e trafikimat të bënin tatuazh emrin e tij, teksa i quante ato “skllave” gjatë maltretimit

Andrew Tate i detyronte viktimat e trafikimat të bënin tatuazh emrin e tij, teksa i quante ato “skllave” gjatë maltretimit
Foto: AP

Andrew Tate thuhet se realizonte tatuazh emrin e tij mbi viktimat e tij të supozuara dhe i quante ato “skllavet” e tij, sipas transkripteve të lëshuara nga prokurorët.

Influencuesi mizogjen i rrjeteve sociale, Tate dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar të akuzuar për trafik seksual dhe krim të organizuar në Rumani, shkruan The Sun.


Tani janë zbuluar më shumë transkripta të bisedave të tij me femra që ai dyshohet se iu ka bërë presion për t’u bashkuar me biznesin e tij të pistë, të prodhimit të përmbajtjeve pornografike.

Foto: AP

DIICOT – njësia rumune e hetimit të krimit të organizuar – përfshinte mesazhet në dosjen e akuzave që po përgatiteshin kundër Tate.

Mediat rumune tani kanë publikuar transkriptet e mesazheve me tekst, të cilat zbulojnë se si Tate kontrollonte dhe kërcënonte gratë që dyshohet se i mbante rob.

Avokatët e tij mohojnë të gjitha akuzat kundër tij – dhe pretendojnë se personaliteti i tij mizogjen në internet ishte thjesht një “karakter” i rrjeteve sociale.

Tate ka shpenzuar vite duke krijuar një perandori të deformuar duke promovuar botëkuptimin toksik që ka infektuar legjione fansash përmes rrjetit social TikTok.

Foto: AP

Duke u maskuar si këshilltar për stilin e jetës, pjesa më e madhe e përmbajtjes së tij është në të vërtetë shumë seksiste dhe promovon dhunën ndaj grave.

Ndikimi i tij ka pasur një përhapje shqetësuese në mesin e djemve adoleshentë, aq sa madje një deputet i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar kishte thënë se ai po ua “shpërlan trurin” fëmijëve.

Transkriptet e reja zbulojnë se si Tate përpiqej t’i detyronte femrat e skllavëruara që të bënin tatuazh emrin e tij mbi to – duke pretenduar se të paktën dy prej tyre tashmë e kishin bërë këtë.

Tate këmbënguli që femra e paidentifikuar të bënte tatuazhin, pavarësisht protestave të saj, duke thënë se ajo duhet t’i nënshtrohej atij.

Andrew Tate (Foto: DANIEL MIHAILESCU/AFP via Getty Images)

Ai i ka quajtur edhe “skllave” dhe duket se i ka kërcënuar me rrip femrat që i mbante rob.

Dyshohet se Tate e kishte kërcënuar një prej femrave duke i thënë: “Je e imja përgjithmonë”.

Përndryshe, këto ditë vëllezërve Tate nuk iu hoq zgjatja 30-ditore e paraburgimit kur u paraqitën në Gjykatën e Bukureshtit.

Vëllezërit do të mbahen nën pranga të paktën deri në fund të janarit.

Tate dhe vëllai i tij dyshohet se kanë përdorur metodën “loverboy” për të rekrutuar femra për biznesin e tyre të pornografisë

Pretendohet se ata kryenin marrëdhënie me femrat përpara se t’i transferonin në kompleksin e tyre dhe studion e kamerave të internetit në Rumani.

Dhe atje DIICOT pretendon se gratë detyroheshin të performonin shfaqje intime para kamerave në internet përmes “dhunës fizike dhe detyrimit mendor”.

Tate fillimisht fitoi famë pas një paraqitjeje jetëshkurtër në spektaklin Big Brother.

Ai u largua nga ky spektakël pasi në internet filluan të qarkullonin pamjet e supozuara të tij, ku shihej duke rrahur një femër.

Që atëherë ai ka ngjallur neveri dhe zemërim me një valë përmbajtjesh skandaloze në internet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori