LAJMI I FUNDIT:

Andre Ward dhe Tyson Fury, kundërshtarët potencialë të Tony Bellew

Andre Ward dhe Tyson Fury, kundërshtarët potencialë të Tony Bellew
(Foto: Getty Images)

Karriera 16-vjeçare e David Haye është shumë pranë të përfundojë vetëm pritet zyrtarizimi nga vet boksieri, derisa kundërshtari i fundit që e ka mposhtur, Tony Bellew, është i vendosur për duele akoma më të mëdha. Në planet e 35-vjeçarit është Andre Ward, por edhe Tyson Fury.

Bellew, i cili është vetëm dy vjet më i ri se Haye, në meçin e të shtunës tregoi se është në formë shumë më të mirë fizike dhe është i përgatitur për duele më të forta.


(Foto: Getty Images)

Ai e rrëzoi tri herë kundërshtarin dhe e fitoi duelin, ndërsa Haye për herë të parë në karrierë nuk doli në konferencë pas meçit.

Pas triumfit, boksieri nga Liverpuli është duke menduar për kundërshtarin e ardhshëm. Andre Ward është njëri prej tyre. 34-vjeçari nuk ka dueluar që nga qershori i kaluar kur e mposhti Sergey Kovalevin pas tetë raundesh dhe mendon që të rikthehet.

Andre Ward (Foto: Getty Images)
Të gjitha lajmet për Tony Bellew
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Tony Bellew

“Ward e dëshiron duelin, ai mendon se mund të më mposhtë me lehtësi. Të gjithë do të qeshni dhe do të thoni se nuk kam gjasa ndaj tij, por unë do ta nokautoja Andre Wardit apo do ta nxirrja nga ringu”.

“Po ashtu, dua ta nokautoj Tyson Furyn. Vërtet e dua meçin ndaj tij. Janë shumë duele që mund të zgjedh”, është shprehur Bellew.

Tyson Fury (Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, 35-vjeçari ka shprehur respektin e tij për kundërshtarin më të fundit, David Haye.

“Asnjëherë nuk do të jemi miq, por e respektoj. Fjalët e mia të para kur u përqafuam ishin: ‘Të lutem ndalu, të lutem, të lutem ndalu’. Ky është një sport i pafalshëm, një lojë e të rinjve me cilësi të reflekseve dhe shpejtësisë”, ka deklaruar Tony. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori