Andre Drummond nuk do të jetë më pjesë e Detroit Pistons.

Qendra amerikane është larguar nga Detroit Pistons, pas një marrëveshje me Cleveland Cavaliers.

Detroit kanë marrë shërbimet e Brandon Knight, John Henson dhe zgjedhjen e dytë nga drafti.

Në anën tjetër Cavaliers kanë marrë njërën nga qendrat më të mira në NBA, Andre Drummond.

26-vjeçari kësisoj largohet nga Pistons pas tetë viteve qëndrim Little Caesars Arena. /Telegrafi/