LAJMI I FUNDIT:

Andonovski: Policia i këshilloi shkollat ​​të mos i hapin emailet, kjo nuk është zgjidhje

Andonovski: Policia i këshilloi shkollat ​​të mos i hapin emailet, kjo nuk është zgjidhje
Foto: TV21

Stefan Andonovski nga OBRM-PDUKM sot në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se pas raportimeve të rreme për bomba nëpër shkolla, zyrtarët e policisë verbalisht i kanë këshilluar që të mos hapin emailet.

Sipas tij, injorimi i emaileve nuk është zgjidhje e problemit.


“Nuk duhet t’u kushtojnë vëmendje emaileve nëse mbërrijnë, domethënë ose të mos i hapin fare adresat e emailit. E kanë thënë gojarisht, pa shkresë zyrtare nga MPB-ja apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Andonovski.

Ai theksoi se është i befasuar, por edhe i zhgënjyer nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Sipas tij, kjo Arsovska nuk është e njëjta sikurse Arsovska gjatë fushatës.

“Mund t’ju them se në diskutimet e shumta që kemi pasur para fillimit të fushatës, gjatë fushatës ishte një person krejtësisht tjetër e cila jo vetëm që tha se do të punonte me ne, por ashtu tha se ka më shumë nevojë për ne dhe secilin prej nesh si këshilltarë, që do të përfshihet plotësisht në punën e saj”, tha Andonovski./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori