Ancelotti: Ronaldo është model për të gjithë

“Çka nuk më befason mua për Cristiano Ronaldon është kualiteti i tij. Unë këtë e kam ditur edhe më parë. Por, çka më befason është pasioni i tij për të luftuar për skuadrën, për të shënuar për skuadrën, dhe se sa profesional është. Nuk ka një paralele të tillë në botën e futbollit, dhe veçanërisht për një lojtar të këtij niveli”, ka theksuar Ancelotti.
“Është shumë mirë për skuadrën pasi Ronaldo nuk është thjeshtë një golashënues, ajo që bën ai e bën atë edhe një lider të rëndësishëm. Ai nuk flet shumë, por punon vërtetë shumë dhe për këtë arsye ai është një model për të tjerët”.
“Qëndrimi që ai tregon çdo ditë dhe dëshira e tij për t’i mbrojtur këto ngjyra, vërtetë i motivon të gjithë. Nuk është se ai vetëm dëshiron të shënojë, por edhe pasioni që tregon kur e vesh këtë fanellë”, shtoi italiani.
“Ai gjithashtu mendon se nuk e ka problem të luajë si qendër-sulmues, por ai ndjehet më rehat kur e fillon ndeshjen në krah sepse kështu e ka gjithmonë portën përpara. Ndërrimi i pozitave nuk është gjë që mund të bëhet shumë shpesh sepse neve na nevojitet aty ku ai ndjehet më rehat”, ka thënë trajneri i klubit mbretëror. /Telegrafi/















































