LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Nuk kam asnjë dyshim për formacionin e finales së Ligës së Kampionëve

Ancelotti: Nuk kam asnjë dyshim për formacionin e finales së Ligës së Kampionëve

Edhe pse Real Madridi ka para vetës një finale të madhe si ajo e Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti fillimisht duhet të mbyll ndeshjen e fundit të kampionatit.

Los Blancos presin Real Betis të premten mbrëma në “Santiago Bernabeu” dhe Ancelotti do të shpresojë që lojtarët e tij të shmangin çdo dëmtim të panevojshëm përpara udhëtimit për t’u përballur me Liverpool në Paris.

Duke parë përtej ndeshjes ndaj Real Betisit, Ancelotti tashmë e di se si do ta vendosë ekipin e tij në finale.


“Nuk kam dyshime për formacionin fillestar në Paris”, ka thënë Ancelotti kur u pyet se si do të rreshtojë ekipin e tij në finale.

“Dyshimi im i vetëm është se kush do të luajë një rol më të rëndësishëm, ata që e fillojnë apo ata që e përfundojnë ndeshjen”, nënvizoi italiani.

Me titullin e fituar, Real Madrid ka qenë në gjendje t’i marrë gjërat relativisht lehtë kohët e fundit, ndërsa Liverpool vazhdon të jetë në garë për Ligën Premier kur ka mbetur edhe një ndeshje për të mbyllur sezonin.

Ancelotti: Mendoj për Liverpoolin, jo për Mbappen
Lexo po ashtu Ancelotti: Mendoj për Liverpoolin, jo për Mbappen

“Është e vërtetë që ata ende po luftojnë për titullin e ligës”.

“Kemi pasur më shumë kohë për të menduar për këtë ndeshje, por nuk e kemi menduar dhe nuk do ta mendojmë deri të hënën. Por ne kemi gjithçka gati”.

“Tifozët e Real Madridit janë të emocionuar për finalen e Ligës së Kampionëve dhe ne duam të fitojmë të 14-ën. Asgjë tjetër”, përfundoi italiani, duke sigurua që David Alaba do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit nga e hëna./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori