LAJMI I FUNDIT:

Anashkalohet Qeveria e Kosovës, Drafti i Statutit për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

Anashkalohet Qeveria e Kosovës, Drafti i Statutit për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

Drafti i Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, që është dashur të dorëzohej në Qeverinë e Kosovës, shkon drejt në Bruksel. Ekipi menaxhues për hartimin e Statutit të  Asociacionit, që përbehet vetëm prej pjesëtarëve të komunitetit serb, pritet që sot ta dorëzojë dokumentin në Bruksel. Analistë politikë në Kosovë e konsiderojnë absurde këtë situatë, derisa në Qeverinë e Kosovës thonë se pas dorëzimit të dokumentit në Bruksel, atje do të ftohet edhe pala kosovare.

Qeverisë së Kosovës ende nuk i është dorëzuar drafti i Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ASK), ashtu siç ishte paraparë. Madje, ende nuk kanë pranuar asnjë ftesë për takim atje.


“Qeveria e Republikës se Kosovës nuk ka pranuar ndonjë dokument nga ana e ekipit menaxhues, qe mund te quhet si draft statut i Asociacionit. Ky dokument dërgohet ne Bruksel, ku do te ftohet edhe pala kosovare. Aktualisht ne nuk kemi pranuar dokument dhe as ftesë për takim”, thotë Donjeta Gashi nga zyra për marrëdhënie me mediat në Qeverinë e Kosovës.

4 gushti ishte data e fundit kur ekipi menaxhues duhej ta dorëzonte Draftin e Statutit për Asociacionin.

Por, ekipi menaxhues ka vendosur që atë ta dërgojë në Bruksel dhe ekzekutivit kosovarë t’ua jap vetëm procesverbalin.

Me dërgimin e dokumentit në Bruksel fillimisht dhe jo në Qeverinë e Kosovës, sipas analistit Imer Mushkolaj, tregohet se krijimi i ASK do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, pra me kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, është absurde që drafti të dërgohet në Bruksel para së të shkojë në institucionet e Kosovës.

“Është absurde që drafti i statutit të asociacionit të dërgohet në Bruksel para se të iu shkojë institucioneve të Kosovës, dhe për më keq institucionet e Kosovës, në këtë rast Qeveria, vetëm do t’i marrin procesverbalet nga Brukseli. Pra kjo na tregon se Asociacioni nuk do të jetë një OJQ, siç kanë thënë vite me radhë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen, por do të jetë fatkeqësisht një institucion me kompetenca ekzekutive që nënkupton një autonomi për veriun e vendit. Dhe, kjo pra është e rrezikshme duke pas parasysh që një autonomi për veriun e vendit do ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës”, thotë ai.

Kujtojmë se ekipi menaxhues që është krijuar për hartimin e statutit të AKS-së në përbërje ka vetëm pjesëtare të komunitetit serb.

Puna e tij, nisi në muajin prill të këtij viti.

Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka dalë nga marrëveshja Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. E në këto bisedime, kjo çështje ishte çdo herë kryesore për përfaqësuesit institucional serb.

Ekipi menaxhues për hartimin e Draft statutit kishte dorëzuar procesverbalin në Qeverinë e Kosovës, por që i tëri ishte në alfabetin cirilik. Kështu zyra e kryeministrit e kishte kthyer atë prapa.

Tani, pas dorëzimit në Bruksel, procesverbali pritet të dorëzohet në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal dhe pas përkthimit të dorëzohet në Zyrën e Kryeministrit./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori