LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Short i tmerrshëm për Realin, El Clasico dhe dy udhëtime “të ferrit” në javët e fundit

Analizë – Short i tmerrshëm për Realin, El Clasico dhe dy udhëtime “të ferrit” në javët e fundit

Shorti i tërhequr më herët gjatë ditës për sezonin 2017/2018 në La Liga pa dyshim se është tejet atraktiv, por kështu nuk do të mendojë Zinedine Zidane pasi ta analizojë atë mirë. Telegrafi sjellë analizën e shortit për Real Madridin dhe sa vështirë do ta ketë klubi madrilen rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Real Madridin e pret një ecuri katastrofale e ndeshjeve në fund të sezonit, pasi tri ndeshjet e fundit në udhëtim janë ndaj Sevillas së zjarrtë në Ramon Sanchez Pizjuan, El Clasico ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe atmosfera e zjarrtë në El Madrigal ndaj Villarrealit.

Lojtarët e Zinedine Zidanes fituan La Ligan për herë të parë në pesë vitet e fundit majin e kaluar, por mbrojtja e titullit do të jetë shumë e vështirë pasi muaji i fundit do të jetë ekstrem i vështirë për Los Blancos.

Merengezët do të presin po ashtu edhe fqinjët e Celta Vigos, që fituan në Bernabeu në Copa del Reyn e sezonit të kaluar në javët e fundit.

Shorti i La Ligas komplet bashkë me lajmet tjera
Lexo po ashtu Shorti i La Ligas komplet bashkë me lajmet tjera

Teksa sezoni fillon ndaj Deportivo La Corunas, testi i parë për Real Madridin pritet të vijë te Real Sociedadi në javën e katërt.

Sidoqoftë, 11 javët e para të sezonit mund të konsiderohen si jo të këqija për kampionët, por ata do të përballen ndaj Atleticos në derbin e parë që zhvillohet në stadiumin e ri Ëanda Metropolitano në javën e 12-të.

Ndeshja e parë e El Clasicos që mbahet në Bernabeu zhvillohet më 20 dhjetor dhe pritet që të shtyhet edhe më tutje për shkak të Kupës së Botës për Klube, ku Reali do të marrë sërish pjesë.

Kampionët e Evropës po ashtu do të duhet të kenë kujdes në udhëtimin e vështirë në janar te Valencia ku ata lëshuan pikë sezonin e kaluar dhe në prill në udhëtimin te Las Palmas, aty ku Los Blancos dështuan të fitojnë.

Fundi i vështirë i sezonit mund të determinohet edhe nga Liga e Kampionëve, ku Reali do të tentojë të fitojë sërish trofeun e ku agjenda mund të jetë e ngjeshur në fazën finale pasi pritet të jetë një numër i skuadrave të forta që luftojnë për trofe.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori