LAJMI I FUNDIT:

Analiza e Andrea Pirlos: Pesë betejat e mëdha që në presin në finalen e Euro 2020 – spikat ajo mes Harry Kane dhe Giorgio Chiellinit

Analiza e Andrea Pirlos: Pesë betejat e mëdha që në presin në finalen e Euro 2020 – spikat ajo mes Harry Kane dhe Giorgio Chiellinit

Legjenda e Italisë, Andrea Pirlo, ka thënë se dy nga pesë betejat më të bukura që do t’i shohim në finalen e Euro 2020, janë ato mes Harry Kane dhe Giorgio Chiellinit dhe Mason Mount dhe Marco Verrattit.

Ish-mesfushori i Italisë, Pirlo ka zgjedhur pesë betejat kryesore për të dielën në finalen e Euro 2020 në Wembley.


Anglia luan finalen e parë të madhe që nga 1966 dhe të parën në Kampionatin Evropian në histori, pasi titullin i tyre i vetëm është para 55 vjetësh.

Ndërkohë Italia fitoi turneun në 1968, por që atëherë ka humbur dy finale, të fundmit me Spanjës në vitin 2012.

Në një intervistë për Mirror, ish- trajneri i Juventusit, Pirlo ka zgjedhur pesë fushat thelbësore ku ai mendon se do të vendoset finalja e Euro 2020.


Harry Kane vs Giorgio Chiellini

“Kjo mund të jetë një betejë e madhe dhe një luftë e madhe. Kane është një nga sulmuesit më të mirë, më fizikë në botë – por nëse ndonjë mbrojtës mund ta ndalojë atë është Chiellini”.


Luke Shaw vs Federico Chiesa

“Dy nga lojtarët më të mirë të këtij turneu kundër njëri-tjetrit. Ata të dy kanë kaq shumë talent dhe janë plot energji”.


Mason Mount vs Marco Verratti

“Të dyja, Italia dhe Anglia kanë mbrojtje të shkëlqyeshme dhe këta dy lojtarë kanë kreativitetin për të gjetur atë moment që mund të fitojë ndeshjen. Unë nuk pres që loja të jetë aq e hapur dhe këto ndeshje janë të ndërtuar për lojtarët me këto mendje si kjo dyshe”.


Kalvin Phillips vs Jorginho

“Të dy lojtarët bëjnë një punë kaq të mirë duke mbrojtur dhe duke qenë shkëmb në mesfushë. Shpesh kjo punë mund të mbetet pa u vërejtur – por mendoj se të dy janë kanë marr meritat e duhura në këtë turne dhe me të drejtë”.


John Stones vs Ciro Immobile

‘Stones është rritur dhe është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, por kjo do të jetë një provë më e madhe për të dhe atë kundër një prej sulmuesve më me përvojë dhe vendimtar në Evropë”.


Italia është e pamposhtur në 33 ndeshjet e fundit, duke përfshirë 28 fitore.

Skuadrat u takuan për herë të fundit në Euro në 2012, ku italianët fituan me penallti për të nokautuar Anglinë në fazën çerekfinale.

Të dy palët përplasen në finalen e Euro 2020 në Wembley të dielën. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori