LAJMI I FUNDIT:

Amy Schumer dhe Emily Ratajkowski arrestohen nga policia në protestën kundër kandidatit të Gjykatës Supreme në Washington

Amy Schumer dhe Emily Ratajkowski arrestohen nga policia në protestën kundër kandidatit të Gjykatës Supreme në Washington
Foto: Paul Morigi/WireImage

Amy Schumer dhe Emily Ratajskowki ishin në mesin e atyre që u arrestuan ndërsa protestonin kundër kandidatit të akuzës së lartë, Brett Kavanaugh, në Washington DC.

Aktorja 37-vjeçare dhe modelja 27-vjeçare ishin në mesin e dhjetëra personave që u morën në paraburgim në demonstratën e mbajtur jashtë ndërtesës së Senatit të Hart-it, në Capitol Hill, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Amy Schumer dhe Emily Ratajskowki ishin ndër dy të arrestuarat në protestën kundër kandidatit të Gjykatës Supreme në Uashington (Foto: WireImage)

Emily e tregoi përmes rrjeteve sociale se çfarë kishte ndodhur, teksa shkruante: “Sot u arrestova pasi protestova për nominimin e Brett Kavanaugh nga Gjykata Supreme, një njeri i akuzuar nga gra të shumta të sulmeve seksuale”.

“Burrat që dëmtojnë gratë nuk mund të vendosen në pozita të pushtetit”, ka shkruar më tej modelja ruse.

Ajo vazhdon të thotë se emërimi i Kavanaugh në Gjykatën Supreme është një mesazh i qartë për gratë në ShBA, se ato nuk kanë rëndësi.

Ratajkowski konkludoi: “Unë kërkoj një qeveri që pranon, respekton dhe mbështet gruan aq sa burrin”.

Amber Heard ishte një tjetër nga të famshmet që ushtronte të drejtën e saj për fjalën e lirë, ndërsa ishte gjithashtu prezente në protestën e mbajtur në kryeqytetin e vendit.

Amber Heard ishte një tjetër e famshme që mori pjesë në këtë protestë (Foto: WireImage)

Ende nuk ka fjalë nëse aktorja 32-vjeçare është arrestuar gjithashtu në protestë.

Ajo gjithashtu shkroi në rrjetet sociale një mesazh: “Krenare që jam këtu me kaq shumë të mbijetuar tepër të guximshëm dhe njerëz krenarë që kujdesen për këtë komb në një kohë kaq të rëndësishme”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori