LAJMI I FUNDIT:

Amrabat pas kualifikimit në gjysmëfinale: E pabesueshme, jam shumë krenar

Amrabat pas kualifikimit në gjysmëfinale: E pabesueshme, jam shumë krenar

Mesfushori Sofyan Amrabat ka thënë se ndihet shumë krenar pas fitores ndaj Portugalisë dhe kalimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Marokut ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e madhe të garës.


Kjo fitore e ka bërë krenar njërin nga lojtarët më të mirë të Marokut në këtë botëror, Amrabat, i cili mendon se përfaqësuesja e tij e meritoi plotësisht fitoren.

“Është vërtetë, vërtetë, vërtetë e pabesueshme. Jam shumë krenar. Ne e merituam 100 për qind”, ka thënë fillimisht Amrabat pas ndeshjes.

“Ne vetëm kemi luftuar dhe kemi luajtur me zemër për vendin tonë dhe për njerëzit tanë”.

“Ne patëm disa lëndime dhe me vetëm tre mbrojtës arritëm të mbrohemi, ky është respekt i madh. Respekt i madh për të gjithë – për tifozët, për trajnerin, për të gjithë”, përfundoi mesfushori maroken. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori