LAJMI I FUNDIT:

Amerika fiksim i kosovarëve (Foto)

Amerika fiksim i kosovarëve (Foto)
Statue of Bill Clinton in Prishtina, placed as a recognition of the role of the American president in the Kosovo independence process. Every 4th of July, Independence Day of the United States, the Prishtina firefighters of the city proceeds to wash the statue, followed by a flag change to renew the American flag present together the statue throughout the year. July 4, 2016.

Një vit pasi që Donald Trump mori detyrën, sipas sondazhit të fundit nga Qendra Kërkimore Pew, aleatët gjithnjë e më shumë po e shohin fuqinë amerikane si një kërcënim se sa një rehati, por asnjë nga këto nuk e ka prekur Kosovën, e cila feston 10 vjetorin e saj si një vend i pavarur më 17 shkurt.

Vendi me përbërjen më të madhe etnike shqiptare dhe kryesisht myslimane, i cili shtrihet në pjesën jugore që dikur ishte Jugosllavia është ndoshta vendi më pro-amerikan në botë. Kryeqyteti i saj, Prishtina, ka bulevarde në emër të Bill Clinton dhe George W. Bush (shkruar Xhorxh Bush) dhe një rrugë të quajtur për Bob Dole. Gjithashtu përmban një statujë të Clinton.


Pamje e Bulevardit Bill Clinton, Prishtinë
Route 66, Prishtinë, qershor 2017

Faqja e Facebook-ut e Ambasadës Amerikane ka 297,063 ndjekës, e pëlqyer nga një në çdo gjashtë banorë në vend. Clinton (Hillary Clinton) dhe Hillary janë emra të njohur për fëmijët kosovar. Në një sondazh të Gallup, janar 2018, duke pyetur se si vendet e tjera e shohin udhëheqjen amerikane, Kosova renditet e para në botë, me përkrahje prej 75 për qind për Administratën Trump.

“Asnjëherë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë”, thotë fotografi i nga Madridi, César Dezfuli, i cili kapi dashurinë e Kosovës për Amerikën në këto imazhe. Dezfuli u intrigua pasi shikoi ‘Një kornizë të vetme’, një dokumentar rreth një fotografie të një djaloshi gjatë luftës në Kosovë. I përmenduri në dokumentar ishte Ruzhdi Kuçi, i njohur si ‘Amerikani’, i cili e kishte kthyer shtëpinë e tij në një faltore për Shtetet e Bashkuara. “Kisha dëgjuar për statujën e Bill Clinton dhe pastaj kur gjeta ‘Amerikani’, unë isha i intriguar. Mendova se duhet të ketë më shumë”, tha Dezfuli.

Klinton Bajgora, 13 vjeç, qëndron në mes të prindërve të tij gjatë një vizite familjare në shtëpinë e tyre në Podujevë, qershor 2017
Dyqan i veshjeve në Bulevardin Bill Clinton, korrik 2016

Fiksimi i Kosovës për Amerikën lidhet me rrolin e saj për mbështetjen e Kosovës.

SHBA-ja në vitin 1999 udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-së që hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës. Në atë kohë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte në luftë me ushtrinë serbe të Sllobodan Millosheviqit. UCK-ja po përhapej dhe trupat serbe po lëvizin nga qyteti në qytet, duke dëbuar kosovarët nga shtëpitë e tyre.

Një ndërtesë në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili ka disa prona që imitojnë ndërtesat qeveritare amerikane, korrik 2017
Shtëpia e Qamil Brahimit, Ferizaj, korrik 2017
Shtëpia Ruzhdi Kuçit, i njohur si ‘Amerikani’
Brenda një shtëpie, Prishtinë

Duke e ditur për masakrën e Millosheviqit të mijëra burra dhe djem myslimanë në Bosnjë katër vite më parë, Uashingtoni i detyroi serbët të tërhiqeshin. Më pas SHBA luajti një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Kosovës pas luftës, duke dhënë ndihma dhe duke ofruar forca paqeruajtëse të përbërë prej 7 mijë ushtarëve, më shumë se çdo vend tjetër. Disa qindra ushtarë amerikan ende janë sot në Kosovë.

Në fakt, viti 1999 ishte hera e dytë që Uashingtoni ndihmoi shqiptarët të behën me shtet. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Fan Noli, një diplomat, dijetar, poet dhe themelues i kishës ortodokse shqiptare, në Boston themeloi shoqatën shqiptaro-amerikane.

Jashar Jashari, 22 vjeç, që punon si trajner i boksit në Kickbox Rigoro Gym, Prishtinë
Gjatë një turneu miqësor të basketbollit të quajtur ‘Faleminderit SHBA’, që përkujton 4 Korrikun
Eddie Steven, i veshur me rroba banje me flamur amerikan

Në vitin 1917, Noli shkroi një poemë, tashmë të njohur ndër shqiptarët, me titull ‘Nënë, mos ki frikë, sepse ke djemtë në Amerikë’. Është një alegori e atdheut shqiptar për bijtë dhe burrat e saj të vrarë në luftë. Noli e siguron atë që Amerika do të vijë në mbrojtjen e saj, duke bindur Presidentin Woodrow Wilson për nevojën e shtetësisë. Wilson punoi që Shqipëria të pranohet në Lidhjen e Kombeve.

Pastaj, shumë fëmijë shqiptarë u emëruan me emrin Wilson. /Telegrafi/

Brenda një kafiterie me pronar pro-amerikan

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori