LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri të Kosovës

Ambasadori britanik takohet me shefin e EULEX-it, flasin për situatën në veri të Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar këtë të mërkurë me Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Abbott ka njoftuar se me Pietro Barbano kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës si dhe bashkëpunimin mes ambasadës britanike e EULEX-it.


“Ishte kënaqësi të takohem me shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm mes ambasadës tonë dhe  EULEX-it”, ka shkruar Abbott në Twitter. /Telegrafi/