LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan takohet me drejtorin e AKI-së

Ambasadori amerikan takohet me drejtorin e AKI-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është takuar me Driton Gashin, drejtorin e Agjencisë e Kosovare të Inteligjencës.

Takimin e ka bërë të ditur vet Delawie përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.


“Gjatë javës jam takuar me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.  Ia shpreha mirënjohjen time për kontributin e tyre për sigurinë në Kosove”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Vizita e Delawies në AKI vjen në kohën e tensioneve që po i shkaktojnë rusët në Ballkan, ndërsa Republika e Kosovës dhe vet AKI janë treguar më vigjilentë në këtë drejtim, ashtu siç janë munduar të bëjnë më shumë edhe në fushën e luftimit të radikalizmit me motive fetare.