LAJMI I FUNDIT:

Ambasada SHBA-së përgëzon MCC-në për Programin e Kompaktit: Përmes partneritetit presim transformimin e sektorit energjetik të Kosovës

Ambasada SHBA-së përgëzon MCC-në për Programin e Kompaktit: Përmes partneritetit presim transformimin e sektorit energjetik të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin e Kompaktit.

Sipas Ambasadës, përmes këtij partneriteti pritet transformimi energjetik i Kosovës.


“Urime të gjithë të përfshirëve në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim që përmes partneritetit tonë Kompakt të MCC-së të transformojmë sektorin energjetik të Kosovës, gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përcjell Telegrafi.

Instalimi i baterive që do të shërbejnë për rezerva të energjisë, përfshirja më e madhe e grave në sektorin e energjetikës dhe nxitja për financimin e sektorit privat janë pikat kryesore të Marrëveshjes së Kompaktit.

Bordi i drejtorëve të MCC-së në mbledhjen e fundit kishte miratuar programin 5-vjecar prej 202 milionë dollarësh.

Programi Kompakt i MCC-së, Olmstead: Qeveria e Kosovës duhet të përshpejtojë që t'i nxjerr përfitimet e projektit
Lexo po ashtu Programi Kompakt i MCC-së, Olmstead: Qeveria e Kosovës duhet të përshpejtojë që t'i nxjerr përfitimet e projektit

Ky program do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Nga ky financim prej 202 milionë dollarësh do të vijë në formë granti, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, ndërsa 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD). /Telegrafi/