LAJMI I FUNDIT:

Amandamentet e OBRM-PDUKM-së të hudhen në kosh plehrash

Amandamentet e OBRM-PDUKM-së të hudhen në kosh plehrash

Debati rreth Ligjit për gjuhët ka përfunduar dhe se Ligji, sipas deputetit Artan Grubi, do të votohet këto ditë, që jep të kuptojë se Parlamenti nuk do diskutojë fare në lexim të tretë rreth amendamenteve të OBRM-së.

Mbi 35 mijë amendamentet e parashtruara nga OBRM rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve me gjasë do të mund të përfundojnë në kontejner. Kjo, bazuar në akuzat e OBRM-së ndaj shumicës parlamentare se si këto amendamente janë arkivuar, përkthyer dhe shtuar deri më tani nga shërbimet parlamentare, shkruan gazeta KOHA. Mundësia është që të jetë sabotuar “ofensiva me amendamente” nga vetë OBRM, deklaroi Artan Grubi, kryetar i Komisionit për çështje evropiane, përmes të cilit Ligji për gjuhët kaloi më herët me shenjën e BE-së.


Siç tha Grubi, debati rreth Ligjit për gjuhët ka përfunduar dhe se Ligji, sipas tij, do të votohet këto ditë, që jep të kuptojë se Parlamenti nuk do diskutojë fare në lexim të tretë rreth amendamenteve të OBRM-së. Ai akuzoi OBRM-në për patriotizëm të rrejshëm ndërkaq sugjeroi se në Komisionin e Venecias do të dërgohen për mendim vetëm nenet që kanë të bëjnë me uniformat ushtarake, bankënotat dhe letrat me vlerë, meqë sipas Grubit, në marrëveshjen me LSDM-në nuk qëndron se i tërë Ligji do të shkojë në Komisionin e Venecias.

Në OBRM ndërkaq nuk kanë një qëndrim të qartë rreth Ligjit për gjuhët që ishte pika kryesore e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së. Koordinatori i ri i grupit parlamentar të OBRM-së, Dragan Danev, tha se nuk duhet të ekzagjerohet kjo dhe se deputetët opozitarë do të koordinohen dhe do të dalin me një qëndrim përfundimtar kur Ligji të shkojë direkt në votim. Danev tha se nuk kanë pasur biseda me LSDM-në rreth këtij ligji, meqë siç tha ai, partia në pushtet hodhi poshtë kërkesën që për Ligjin e gjuhëve, të formohet grup i ri punues nga të gjitha partitë parlamentare. “Shpresoj që LSDM të mos e lejojë miratimin e Ligjit për gjuhët për të cilin mendojmë se është kundërkushtetues dhe i njëjti të sillet përsëri kundër procedurës dhe rregullores së punës. Debati rreth amendamenteve për Ligjin nuk ka përfunduar, për shkak se në lexim të tretë – çdo deputet ka të drejtë të propozojë amendamente rreth Ligjit lidhur me vërejtjet e Presidentit të shtetit”, theksoi Danev.

Ai përsëriti qëndrimin se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM, i cili ka qenë në bojkot për disa muaj, do të kthehet në Parlament vetëm për Ligjin mbi gjuhët, pra për debatin e mbi 35.000 amendamenteve të tyre. Që ligji të kalojë pa debat, për herë të parë dha shenja kryeparlamentari Talat Xhaferi para dy javëve gjatë brifingut që pati me gazetarët. Xhaferi tha se për të gjitha amendamentet – vërejtjet janë se të gjitha nenet e ligjit janë antikushtetues, ndërsa sipas tij, Parlamenti nuk është kompetent të vlerësojë kushtetushmërinë e tyre.

Nga OBRM thanë se në këtë rast, Xhaferi shfuqizon rolin e Parlamentit. Ndërkaq në Konferencën e fundit për shtyp, Talat Xhaferi tha se 11 shkurti është afati i fundit për debatin mbi amendamentet e Ligjit për gjuhët, ndërsa agjenda është ndërprere më 30 janar dhe nuk ka vazhduar më tej./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori