LAJMI I FUNDIT:

Alpina XB7, një BMW familjare dhe shumë luksoze, por me çmim të jashtëzakonshëm

Alpina XB7, një BMW familjare dhe shumë luksoze, por me çmim të jashtëzakonshëm

Alpina XB7 është e bazuar nga BMW X7 M50i, që do të thotë se përdor një motor 4.8 turbo V8.

Alpina XB7 ka 475 kuaj fuqi dhe është një makinë që ka mjaft shumë hapësirë brenda saj, transmeton Telegrafi.


Alpina pretendon se makinë familjare, e cila mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km / orë për vetëm 4,2 sekonda, dhe arrin shpejtësinë maksimale deri në 290 km / orë. Ndërkohë, shpenzimi i karburantit llogaritet në 12.0L / 100km.

Duke u bazuar në BMW X7, Alpina XB7 vjen i pajisur me paketën BMW Driving Assistant Professional si standard, duke përfshirë frenimin e urgjencës autonome me shpejtësi të ulët dhe të lartë,  drejtimin dhe kontrollin e korsisë, asistent për mbajtjen e korsisë me paralajmërimin e përplasjes anësore, ndihmësin për ndryshimin e korsisë, paralajmërimin e kryqëzimit, ndihmën për shmangie, si dhe informacionin për kufirin e shpejtësisë.

Çmimi i saj thuhet se do të jetë 235 mijë euro. /Telegrafi/