LAJMI I FUNDIT:

Allegri tregon vendimin e marrë për Chiesan, ia ndryshon pozitën talentit italian

Allegri tregon vendimin e marrë për Chiesan, ia ndryshon pozitën talentit italian

Juventusi e ka nisur sezonin e ri me një fitore bindëse në udhëtim te Udinese me rezultat 0-3.

Përveç fitores së thellë Juventus ka bindur edhe me lojë duke dominuar kundërshtarin nga fillimi deri në fund të ndeshjes.


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri foli pas ndeshjes duke thënë se në pjesën e dytë kanë ulur ritmin dhe për atë nuk është i kënaqur, por sa i përket fitores dhe tre pikëve po.

Juventusi e nis furishëm - fitore bindëse ndaj Udineses si mysafir
Lexo po ashtu Juventusi e nis furishëm - fitore bindëse ndaj Udineses si mysafir

“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën nuk bëmë aq sa duhej. Duhet të përmirësohemi kur kemi topin në kontroll, si dhe duhet të përmirësohemi po ashtu edhe në rastin kur humbasim zotërimin, duhet të mbrojmë më mirë. Gjithsesi, ishte një ndeshje e mirë duke marrë parasysh edhe vapën”.

Tutje Allegri foli edhe për Federico Chiesan, duke thënë se ai është një sulmues qendror dhe jo një lojtar krahu.

“Chiesa për mua është një sulmues dhe jo një lojtar krahu. Ndoshta edhe gaboj, por në krah humbet shumë nga potenciali i tij. Kundërshtarët e izolojnë në krahë dhe e ka të vështirë për t’u nisur, ndërsa pranë Vlahovic përfiton më shumë hapësira”.

“Po përmirësohet në këtë pozicionin e ri, por duhet të mendojë pak edhe për vendosjen në momentin kur nuk e ka topin në zotërim. Chiesa është nga ata lojtarë që duhet të shënojnë 14-16 gola. Megjithatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, nuk kemi bërë asgjë dhe vuajtëm në disa momente”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori