Allegri: Jemi në luftë për mbijetesë

Këto komente shokuese Allegri i bëri në konferencën për shtyp para ndeshjes që Rossonerët e zhvillojnë të hënnë nga ora 15:00 në shtëpi.
“Atalanta është një ekip shumë i organizuar dhe po bën shumë mirë këtë sezon. Është ndeshje e rëndësishme dhe ne nuk duhet që të harrojmë se kemi vetëm 19 pikë. Ne duhet që të shikojmë përtej krahëve tanë, pasi që kjo është një luftë për mbijetesë”.
“Ne duhet të startojmë mirë vitin, sepse pozita jonë në tabelë nuk është impresive. Ne nuk guxojmë të lëshojmë pikë”.
“Ne duhet të bëjmë të pamundurën për të fituar, pasi që muajt e ardhshëm do të jenë më ndryshe. Ne duhet të punojmë shumë dhe të dimë se jemi më pranë zonës Serie B se sa zonës për kualifikim në garat evropiane”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































