LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Mbi 1 mijë e 500 deponi ilegale janë eliminuar në tre vitet e fundit në Kosovë

Aliu: Mbi 1 mijë e 500 deponi ilegale janë eliminuar në tre vitet e fundit në Kosovë
Foto: Arkiv

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se në tri vitet e fundit në Kosovë janë eliminuar mbi 1 mijë e 500 deponi ilegale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se largimi dhe eliminimi i qëndrueshëm i këtyre deponive ka rëndësi të madhe për shëndetin e qytetarëve, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve, përmes kalimit në ekonominë qarkore dhe shfrytëzimit të hapësirave për qëllime rekreative.


“Kjo gjithashtu shpreh përkushtimin tonë për arritjen e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian, duke synuar integrimin tone”, ka shkruar ministri.

“Si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm dhe partneritetit shumë-palësh dhe punës aktive sistematike, MMPHI, Komuna të Republikës së Kosovës, Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, dhe partnerët ndërkombëtar, si GIZ Kosovo, nëpërmjet qeverisë gjermane dhe BMZ, por dhe veçanërisht të rolit aktiv të Bashkimit Evropian (European Union in Kosovo), është arritur që në tre vite të eliminohen përmbi 1500 deponi ilegale në tërë vendin”.

Megjithatë, Aliu ka theksuar se mbetet ende sfiduese numri prej rreth 700 deponive ilegale, të cilat “jemi të përkushtuar që së bashku t’i eliminojmë, gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante dhe veçanërisht qytetarët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori