LAJMI I FUNDIT:

Aliti: E rëndësishme që nuk pësuam në shtëpi

Aliti: E rëndësishme që nuk pësuam në shtëpi

Fidan Aliti u inkuadrua nga banka rezervë në fushë për Skënderbeun në ndeshjen ndaj Partizanit të Beogradit.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës pati një paraqitje mjaftë të mirë në këtë sfidë duke zëvendësuar kroatin Marko Radas.


Ai pas ndeshjes ka thënë se nuk ka qenë e lehtë për të të futet si zëvendësues në këtë takim.

“Nuk ishte edhe aq e lehtë që të futesh në lojë si zëvendësues”, deklaroi Aliti.

“Megjithatë, skuadra më ndihmoi sepse shokët më folën gjatë gjithë kohës. Ishim disi të pafat sepse patëm raste me Sowe dhe James”, u shpreh Aliti për Supersport.

“Por gjithsesi e rëndësishme ishte që nuk e humbëm këtë takime dhe mbi të gjitha që nuk pësuam gol”, tha Aliti pas ndeshjes.

Skënderbeu pas tri ndeshjeve në Grupet e Ligës së Evropës, ka arkëtuar dy pikë dhe ende ka gjasa për të kaluar grupin. /Telegrafi/