Sulmuesi anësor i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ka folur me respekt të madh për Kosovën.
Edhe pse ka respekt të madh për Kosovën, ai me Maqedoninë e Veriut synon të kualifikohet në Kampionatin Evropian, që është shtyrë për një vit shkaku i pandemisë.
Maqedonia e Veriut do ta presë Kosovën më 8 tetor në Shkup, në ndeshjen gjysmëfinale të play-off të edicionit të parë të Ligës së Kombeve.
Fituesi i këtij dueli do të luajë në finale më 12 nëntor kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër ndërmjet Bjellorusisë e Gjeorgjisë për një vend në “Euro 2020”.
Alioski, që është lojtar i Leeds Unitedit, ka ndihmuat ekipin e tij që të rikthehet në Ligën Premier.
“Dëshira ka qenë që me Leedsin të ngjitemi në Ligën Premier, synim të cilin e arritëm dhe tash më mbetet të shkoj në Evropian me Maqedoninë e Veriut. Në ndeshjen kundër Kosovës do të jap maksimumin nga vetja. Synimi im është që me Maqedoninë e Veriut të arrij diçka historike, siç është kualifikimi në Evropianin që mbahet vitin tjetër. Kemi gjasa të mira për kualifikim në këtë ngjarje”, ka thënë Alioski për “TV Shenja”.
Alioski është vetëm një nga pesë futbollistët shqiptarë që rregullisht ftohet te Maqedonia e Veriut.
Pjesë e ekipit janë edhe Enis Bardhi, Arijan Ademi, Visar Musliu e Egzon Bejtullai.
“Nuk duhet të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët. Është ndeshje që duhet disiplinë dhe respekt. I respektojmë, por edhe ata duhet të na respektojnë neve, sepse është vetëm sport, nuk luajmë për politikën që ka ndodhur para shumë vitesh. Edhe Maqedonia e Veriut ka shumë shqiptarë, nuk ka lidhje se kush do të shkojë në fund në Evropian, le të shkojë më i miri”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit
Fati i buzëqeshë Arsenalit, shtatë lojtarë i mungojnë rivalit të radhës në Ligën Premier
Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi