LAJMI I FUNDIT:

Alexander-Arnold: Nuk mund të jem legjendë nëse largohem nga Liverpooli

Alexander-Arnold: Nuk mund të jem legjendë nëse largohem nga Liverpooli
Trent Alexander-Arnold (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Trent Alexander-Arnold ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Liverpooli dhe të bëhet një “legjendë” e klubit anglez.

Mbrojtësi anglez është duke luajtur në nivele të larta në dy sezonet e fundit, por edhe duke dhuruar shumë asistime për bashkëlojtarët.


Paraqitjet e tija prej një ‘monstrumi’ kanë bërë që anglezi të bëhet favoriti i tifozëve të Liverpoolit.

Këta janë dhjetë mbrojtësit më të vlefshëm në botë - Liverpooli mban primatin
Lexo po ashtu Këta janë dhjetë mbrojtësit më të vlefshëm në botë - Liverpooli mban primatin

Edhe Alexander-Arnold ka synon të bëhet legjendë e klubit dhe nuk e mendon largimin nga Anfield.

Alexander-Arnold dhe Klopp (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Unë gjithmonë kam dashur të jem legjendë e klubit”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold për Sportbladet.

“Fitimi i titujve, duke luajtur sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, duke fituar ndeshje, duke u bërë kapiten… Natyrisht, nuk mund të bëhesh një legjendë nëse largoheni dhe luani diku tjetër”.

Alexander-Arnold ëndërron të bëhet kapiten i Liverpoolit
Lexo po ashtu Alexander-Arnold ëndërron të bëhet kapiten i Liverpoolit

“Pra, përqendrimi im është aty dhe në bërjen e klubit sa më të suksesshëm të jetë e mundur”.

“Për mua personalisht, ka të bëjë vetëm me vazhdimin e punës, duke vazhduar të përmirësohem. Të përpiqem për të arritur nivelin tjetër”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/