LAJMI I FUNDIT:

Alex Ferguson kishte thënë në vitin 2013 se Phil Jones do të bëhej lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te United

Alex Ferguson kishte thënë në vitin 2013 se Phil Jones do të bëhej lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te United

Phil Jones ka qenë fytyra tragjike e Manchester Unitedit në barazimin 3-3 ndaj Sheffield Unitedit në fundjavën që shkoi.

Mbrojtësi anglez ishte fajtori në pranimin e golit të parë, por gjithashtu kishte dështuar që t’i markonte edhe lojtarët kundërshtarët.


Tifozët e Djajve të Kuq kanë kërkuar nga klubi që ta shesin qysh në afatin kalimtar të janarit, por do të kthemi në kohën kur Sir Alex Ferguson kishte lëvdata për Jones.

Phil Jones (Foto: Lluis Gene/GettyImages/Guliver)

Në vitin 2011, legjenda skoceze e kishte transferuar mbrojtësin nga Blackburn Rover, derisa në vitin 2013 kishte deklaruar se ai do të bëhej më i miri në histori të klubit.

“Jones, në mënyrën se si luan tani, mund të bëhet lojtari ynë më i mirë në histori. Mendoj se Jones mund të bëhet lojtari më i mirë që e kemi pasur ndonjëherë në klub, nuk ka rëndësi se ku e lëmë të luajë”, kishte thënë Ferguson në atë kohë.

“Si 21-vjeçar, ai do të bëhet një lojtar fenomenal. Mendoj se ai mund të luajë në çdo pjesë ë fushës”.

Manchester United v Wigan Athletic - FA Community Shield

“Ai ka një ndikim shumë të madh në lojën tonë. Me instinktin e tij që ta lexoj lojën. Ai di ta lexoj mjaftë mirë situatën”, kishte vazhduar skocezi.

Ferguson ishte pensionuar në fund të vitit 2013, e që nga atëherë, Jones mund të themi se ka qenë fytyra më tragjike e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori