eksperti-banner

Alessandra Ambrosio, supermodelja 43-vjeçare, ka shpërndarë disa imazhe të reja në rrjetet sociale ku shfaqet në bikini të kuqe, ndërsa shijon natyrën në xhunglën e Brazilit.

Ajo kishte veshur një bikini dy pjesësh nga koleksioni i saj i rrobave të banjës, “GAL Floripa”.


Kostumi ishte i thjeshtë dhe elegant, me një pjesë të sipërme trekëndore dhe detaje me nyje anash, shkruan DailyMail.

a

Alessandra përshkruan këtë stil si "natyra hyjnore", duke shtuar se ky bikini është një zgjedhje klasike dhe e sofistikuar.

Ambrosio është një nga themelueset e markës “GAL Floripa”, një linjë rrobash banje që e krijoi me motrën dhe shoqen e saj më të mirë.

aa

Ajo tha se gjithmonë kishte pasur ëndrrën për të hapur një markë rrobash banje, pasi u rrit pranë plazhit në Brazil dhe gjithmonë kishte veshur bikini.

Ky moment vjen pas pjesëmarrjes së saj në sfilatën e “Victoria's Secret” në New York në tetor, ku morën pjesë edhe yje si Gigi dhe Bella Hadid, Candice Swanepoel dhe Tyra Banks. /Telegrafi/

aaa 1

aaaaa

aaaaaaa