LAJMI I FUNDIT:

Alenanca për Shqiptarët: Funksionarët e BDI-së lulëzojnë korrupsionin

Alenanca për Shqiptarët: Funksionarët e BDI-së lulëzojnë korrupsionin

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare shqiptare thuhet se “fakti se institucione shtetërore siç janë ministritë e doganat përfshihen si ndër më të korruptuarat në vend tregon se diçka nuk po funksionon si duhet”.

“Kjo qeveri jo vetëm se po dëshmon dështimet e tyre, por po dëshmon edhe pasojat që do t’i lënë edhe pas ikjes së tyre. Kur një zëvendës ministër i shëndetësisë përfshihet në skandal korrupsioni, nuk ka se si Ministria e Shëndetësisë të mos radhitet ndër më të korruptuarat në vend. Kur kjo qeveri lejoi që po ky ish zëvendësministër, Asim Musa të kalojë pa asnjë dënim për vepër penale siç është pranimi i mitos, dhe e punësoi të njëjtin në Klinikën e Urologjisë për ta lejuar korrupsionin edhe më tej”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre, nuk ka se si doganierët të mos radhiten ndër më të korruptuarit, kur nuk ka shumë kohë që kur u përfshinë në skandal me deputetin Artan Grubi duke i thyer të gjitha rregullat e Kodit të Sjelljes.

“Nuk ka se si Ministria e Punëve të Brendshme të mos radhitet si ndër më të korruptuarat kur në një afat shumë të shkurtë kohor ngritën mbi 1000 iniciativa për afera të dyshimta korruptive. Ky zinxhir i korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare vazhdon edhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe nuk mbaron me kaq, hulumtimet tregojnë se korrupsioni lulëzon edhe në shumë institucione tjera shtetërore dhe për këtë nuk po ndërmerren masa serioze”, shprehen nga ASH..

Ata vlerësojnë se ngritja e vetëdijes njerëzore për paraqitjen e rasteve të korrupsionit duhet të bëhet nëpërmjet përmirësimit të Ligjit për Mbrojtje të Treguesve, si dhe ngritjen e vetëdijes për pasojat e korrupsionit që i njëjti të mos shihet si shpërblim për punë të kryer, por keqpërdorim serioz i pozitës zyrtare.

“Korrupsioni është një fushë shumë komplekse, ndërkaq mos dënimi i personave zyrtar në pozita të larta
shtetërore jo vetëm se inkurajon ato në pozita më të ulëta për korrupsion, por gjithashtu është një indikator për mosfunksionimin e drejtësisë në vend.Qytetarët meritojnë që punësimet të bëhen në bazë të aftësive dhe jo parave që duhet të japin ,ndërkaq shërbimet që marrin nga institucione publike, por edhe ato private t’i marrin në korniza të ligjit, për këtë arsye Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe konkrete për parandalimin e tyre. Përndryshe me fshehjen e rasteve të korrupsionit, arsyetimit të tyre dhe mos dënimit adekuat korrupsioni në vend do të jetë gjithmonë në rritje”, thuhet në fund të njoftimit të Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori