LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Për vite me radhë BDI kërkoi votën e shqiptarëve për projekte të cilat as nuk kanë filluar

Aleanca për Shqiptarët: Për vite me radhë BDI kërkoi votën e shqiptarëve për projekte të cilat as nuk kanë filluar

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se BDI me vite kërkoi votën e shqiptarëve për projekte të cilat as nuk kanë nisur.

“Nga platforma e tyre e vitit 2014 u premtuan investime kapitale me qindra miliona euro. Në mesin e premtimeve të tilla, nga platforma të cilën BDI e ka fshehur, ndodhet edhe autostrada Shkup-Bllacë, për te cilën autostradë gjatë kohe BDI lavdërohet se do te realizohet, por një gjë e tillë, lëre se nuk ka filluar por sipas një dokumenti qe posedojmë ne projekti i autostradës Shkup-Bllacë është anuluar”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se kanë siguruar dokumentin e anulimit nga Byroja për furnizime publik ku edhe është publikuar ky dokument me të cilin është anuluar projekti në fjalë.

“Në pjesën e arsyetimit të anulimit qëndron se nuk ka pasur asnjë ofertë, apo asnjë ofertë të pranueshme”, thonë nga ASH pyetur pse projekti është anuluar kur data për aplikimin në tender është deri më 29 nëntor të këtij viti.

Sipas tyre, premtime e parealizuara nga BDI janë në numër të madh dhe se në vitin 2014 u premtuar hapja e kufirit Bellanoc-Stançiq dhe ende jemi në fazën fillestare si dhe premtimi për ndërtimin e stacioneve filtruese dhe rrjeteve të ujësjellësit në Tetovë dhe Likovë.

“Deri kur BDI mendon të gënjejë shqiptarët me të njëjtat premtime boshe të cilat, as nuk e ka ndërmend t’i realizojë ndonjëherë! Ne si ASH, jemi këtu sot vetëm për tua rikujtuar shqiptarëve premtimet e parealizuara të BDI-së. Jemi këtu për t’iu treguar se Aleanca gjithmonë do të jetë një aleancë e vërtetë për shqiptarët”, thuhet në fund të njoftimit të ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori