LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete

Aleanca për Shqiptarët: Nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete përveç 3-4 ndërrimeve të imponuara si pasojë e dorëheqjeve të ministrit për Kulturë, për Bujqësi dhe si pasojë e mungesës në punë të Hazbi Likës”.

“E vetmja ‘shpikje’ e re e kryeministrit është që ai vet ka vendosur të ushtrojë edhe postin e ministrit të Financave që nuk paraqet asgjë tjetër përveç një ‘truk’ për të mashtruar qytetarët në mënyrë që ai personalisht i merr punët e financave të shtetit dhe se tash do të ketë rezultate”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga kjo parti thonë se kryeministri përfundimisht nuk tregoi guxim nga gangsterët partiak që kanë okupuar institucionet dhe mendojnë se funksionet qeveritare u takojnë me trashëgimi.

“Kryeministri nuk tregoi guxim që të lirohet nga funksionarët që kanë afera nepotizmi. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet nga kuadrot e pa-aftë që i ka nëpër Ministri dhe të cilët nuk i kanë arritur rezultatet e premtuara. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet prej kuadrove të papërgjegjshëm, kuadrove të cilat nënshkruajnë kontrata në katër sy, kuadrot të cilët japin tenderë firmave të sapo regjistruara, kuadrove të cilët e shfrytëzojnë pozitën e ministrit për përfitime të firmave private të tij, kuadrove të cilët janë në gjendje të shkelin ligjin për përfitime personale”, thonë nga kjo parti.

Nga Aleanca për Shqiptarët shtojnë se janë të vetëdijshëm se kryeministri nuk posedon atë guxim dhe se me propozimin e sotëm edhe njëherë dëshiron t’i mashtrojë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe se Aleanca, siç thonë nga kjo parti, është e gatshme të marrë timonin për të dëshmuar se si qeveriset në shërbim të popullit dhe jo në interes të grupeve dhe klaneve partiake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori