LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Maqedonisë i duhen zgjedhje të reja kuvendare

Aleanca për Shqiptarët: Maqedonisë i duhen zgjedhje të reja kuvendare

“Si një forcë e vendosur pro-evropiane, Aleanca për Shqiptarët jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e ndryshimeve kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Si opozitë konstruktive, ne kemi siguruar që fryma e Kushtetutës të promovojë barazinë e plotë midis të gjitha komuniteteve në vend, duke mbrojtur në të njëjtën identitetin e shqiptarëve në dispozitat që lidhen me preambulën e shtetit dhe me çështjen e shtetësisë” thonë nga Aleanca për shqiptarët duke shtuar se në kuadër të ndryshimeve kushtetuese arriti të bëj ndryshimin në Ligjin Kushtetuese me ç’rast edhe juridikisht Maqedonia e Veriut kufizohet me Republikën e Kosovës, njofton Telegrafi Maqeodni.

Sipas ASh-së, mbështetësit ndërkombëtar të Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve kanë investuar burime të papara për të siguruar që Republika e Maqedonisë të ankorohet në NATO dhe BE, larg nga Rusia dhe ndikimet e tjera lindore.

“Duke filluar që nesër, vendi ynë ka më pak se pesë muaj përpara Këshillit Evropian të qershorit 2019, për të iniciuar dhe zbatuar reforma gjithëpërfshirëse për të rivendosur sundimin e ligjit, luftuar me të vërtetë të korruptuarit, siguruar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të depolitizuar administratën publike”.

Ata thonë se tani që marrëveshja e Prespës është prapa nesh, qytetarët tanë nuk do të tolerojnë më retorikë boshe për reforma. Ata, sipas ASh-së duan vende punë, rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe kthim të shpresës, në mënyrë që mërgimi të mos jetë më perspektiva e vetme që u ofrohet atyre.

“Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Maqedonia tani ka nevojë për zgjedhje të reja për të siguruar një qeveri që e ka legjitimitetin dhe guximin për të ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të vendit në një frymë vërtet evropiane”, thuhet në fund të kumtesës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Policia bastis në dy lokacione në veri, gjenden armë

Siguri
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Policia jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri, operacioni ishte në bashkëpunim me AKI-në

Policia jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri, operacioni ishte në bashkëpunim me AKI-në

Siguri
“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

“Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin”, Isa Mustafa reagon pas konferencës së LDK-së “Rugova dhe Perëndimi”

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Beleri flet nga burgu pasi u zgjodh eurodeputet: Pa dashur Edi Rama ka ndihmuar duke me bërë të njohur gjithëandej

Lajme
Kalo në kategori