Aleanca për Shqiptarët: BDI me premtime të skaduara synon të manipulojë sërish
Aleanca për Shqiptarët në njoftim për mediat rikujton se fjalinë ‘projektet kapitale’, BDI-ja e përdorën vetëm gjatë fushatave zgjedhore dhe se funksionarët e kësaj partia kanë harruar kuptimin e projektit kapital dhe peshës që mban iu njëjti kur premtohet.
Sipas tyre, me vite projektet kapitale të premtuara nga BDI nuk realizohen dhe të njëjtat vetëm përsëriten si premtime në çdo cikël zgjedhor me të njëjtat arsyetime për mos realizim, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Penda e Sllupçanit, premtohet si projekt kapital i BDI-së gati një dekadë, ndërsa për të njëjtin që nga viti 2012 në buxhetin shtetëror janë paraparë miliona denarë investime që asnjëherë nuk u investuan. I njëjti projekt kapital është pjesë e platformës së BDI-së edhe në vitin 2016, për të cilin po të njëjtin vit ishin paraparë mjete me vlerë prej 326.264 mijë euro për projektin themelorë, përderisa thuhej se janë kryer hulumtimet gjeologjike, analizat dhe shpimi i tokës në vlerë prej 644.309 mijë euro. Jemi në vitin 2020 ndërsa BDI lavdërohet ende me fazën fillestare për ndërtimin e këtij projekti”, shprehen nga ASH.
Ata shtojnë se ky projekt që ka kaq vite që premtohet sipas të gjitha afateve ligjore, në vitin 2020 veç më duhej të ishte projekt i mbaruar dhe i realizuar. Por, nga e gjithë, thonë nga ASH, praktika e BDI-së lehtë kuptojmë se edhe ky projekt po ruhet si vegël premtuese e radhës dhe projekt kapital i platformës së re të BDI-së.
“‘Copy-paste’ i viteve paraprake, pa qëllime realizuese. Banorët e fshatit Sllupçan, gjysma e të cilëve nuk kanë ujë të pijshëm, e gjysma tjetër e të cilëve shërbehen nga puset private nuk duhet të manipulohen më, dhe t’u japin edhe një mundësi tjetër gënjeshtrave të BDI-së”, thuhet në fund të kumtesës së ASH-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare