“Asgjë Sikur Dielli” ka lansuar albumin e tretë të titulluar “Disident”, të cilin të gjithë të interesuarit mund ta shkarkojnë falas në ueb-faqen e grupit.

Rokerët së fundi vendosën të ribashkohet pas katër vitesh ndarje, gjatë të cilës periudhë vokalisti Alban Nimani provoi karrierën edhe si solist.


Grupi tash është rikthyer me një përbërje të re, Bujar Hudozi në kitarë, Alban Nimani në vokal, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastierë.

Ata kanë lansuar edhe albumin më të ri, të cilin të gjithë të interesuarit e gjejnë duke vizituar faqen e tyre zyrtare në këtë adresë www.asgjesikurdielli.info.

Albumi i përmban 6 këngë të reja, ndërsa për ata që e blejnë albumin në CD, aty do të gjejnë edhe dy këngë bonus. “Unë të dua ty”, “Nuk mund t’kuptoj”, “Pionier”, “ Disident”, “Melankoli” dhe “Adresa” janë titujt e këngëve të reja që i përmban albumi.

Sipas anëtarëve të grupit, këngët e përmbajnë frymën dhe stilin që e ka grupi, megjithëse nuk mungojnë edhe elemente të reja, raporton koha.net.

Para publikimit të albumit, grupi e publikoi videoklipin e këngës ‘Unë të dua ty’ i cili gjendet në albumin e ri.

Albumi ‘Disident’ është albumi i tretë i grupit ‘Asgjë Sikur Dielli’. Albumi i parë, i titulluar ‘Nr.1’ është publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti “Ndodhemi” në vitin 2005.