LAJMI I FUNDIT:

Albumi i grupit Queen sërish në krye të top listave britanike pas 25 vitesh

Albumi i grupit Queen sërish në krye të top listave britanike pas 25 vitesh

Grupi i famshëm i rokut, Queen u kthye në fron dhe për herë të parë në 25 vjet, albumi i tyre “Live Around World”, zuri vendin e parë në toplistat e Mbretërisë së Bashkuar.

“Live Around World” është albumi i dhjetë i grupit dhe i pari me këngëtarin amerikan, Adam Lambert, i cili iu bashkua bendit në vitin 2011, shkruan BBC.


Kur bëhet fjalë për performancën e drejtpërdrejtë, ky është albumi i tetë i këtij grupi popullor, por i pari pa një prej themeluesve, frontmanin Freddiey Mecury, i cili ndërroi jetë në vitin 1991.

Lambert së pari interpretoi me Taylorin dhe kitaristin, Brian May, kur ishte finalist i sezonës së tetë të American Idol.

Dy vjet më vonë, ata filluan të performonin së bashku në koncerte. Që nga ajo kohë, Queen dhe Adam Lambert kanë qenë një nga interpretuesit më të kërkuar në botë, shkruan Billboard.

Albumi përfshin hite si “Don’t Stop Me Now”, “Radio Ga Ga”, “We Will Rock You” dhe “We Are The Champions”, të interpretuara në koncerte në të gjithë botën.

Albumi u publikua si një falënderim për fansat pasi turneu në vitin 2020 u anulua për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/