LAJMI I FUNDIT:

Albion Rrahmani, ylli që po shndrit te Ballkani – Nga forma e shkëlqyer dhe golat, te objektivat dhe idhulli i tij

Albion Rrahmani, ylli që po shndrit te Ballkani – Nga forma e shkëlqyer dhe golat, te objektivat dhe idhulli i tij

Sulmuesi Albion Rrahmani po kalon në një super formë në këtë fillim sezoni te Ballkani, pasi ka shënuar plot pesë gola në dy ndeshje në kuadër të takimeve kualifikuese në Ligën e Konferencës. Në një intervistë për Telegrafin, Rrahmani ka folur për formën e tij, objektivat individual dhe ekipor, si dhe idhullin e tij.

Fillimi i sezonit dhe garat evropiane kanë shpërfaqur talentin e madh që një sulmues nga Kosova mban mbi vete.

Bëhet fjalë për djaloshin llapjan, Albion Rrahmani, i cili luan me Ballkanin dhe është djali i ish-futbollistit të njohur Driton Rrahmani.


Rrahmani u transferua verën e kaluar te Ballkani pas një super-sezoni me Malishevën në Ligën e Parë, ku edhe u emërua nga tifozët si “Lewandowski”.

Sezoni i tij i parë në Superligën e Kosovës ishte një ‘provë’ për Rrahmani, i cili kishte vetëm 20-vjet, por sa herë iu dha mundësia tregoi talentin e tij duke shënuar disa herë dhe në fund u shpall kampion me klubin therandas.

Si kampion i Kosovës, Ballkani doli të luante në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku nuk pati mjaftueshëm fat duke u eliminuar nga Zalgiris dhe në këtë ndeshje erdhi debutimi i Rrahmanit në garat evropiane, pasi djaloshi nga Podujeva u inkuadrua në minutën e 72-të të ndeshjes së parë.

Rrahmani gjatë ndeshjes së tij debutuese në garat evropiane

Por, ndeshjet e Ligës së Konferencës bënë që Rrahmani të shpërthej dhe të tregoj talentin e madh që mban mbi vete, edhe për faktin se iu dha një fanellë titullari në të dy takimet, duke shënuar pesë gola.

Në ndeshjen e parë ndaj La Fiorita të fituar me rezultat 0-4, 21-vjeçari gjeti rrjetën në minutën e 23-të dhe në minutën e 50-të.

Festa pas golit të parë në Ligën e Konferencës

Ndeshja e dytë në Prishtinë, e fituar me rezultat 6-0 nga Ballkani, bëri që Rrahmani të jetë i pakapshëm për kundërshtarin, pasi shënoj het-trik.

Golat e tij erdhën në minutat 6’, 8’ dhe 69’.

Në një intervistë për portalin Telegrafi, Rrahmani ka folur për formën e tij, motivimin, objektivat personal dhe ekipor, si dhe idhulli që ka.

Jeni lojtari më në formë i Ballkanit në ndeshjet evropiane, cili është motivimi dhe çfarë ndikoi te shpërthimi jot këtë fillim sezoni?

“Motivimi ka qenë shumë i madh sepse kjo është hera e parë që kam luajtur në garat evropiane. Shpresoj të vazhdoj kështu në ndeshjet e tjera, ta ndihmoj ekipin për fitoret e radhës”, ka thënë fillimisht Rrahmani për Telegrafin.

Në ndeshjet e ardhshme do të luani ndaj Klaksvik, çfarë prisni nga kjo ndeshje?

“Jemi shumë te gatshëm për ndeshjen e radhës dhe mendoj që do të shënojmë fitore edhe në këtë ndeshje dhe të vazhdojmë tutje”.

Rrahmani shpreson të arrijë grupet e Ligës së Konferencës dhe përsëri titullin kampion në Kosovë

Cili është objektivi yt personal dhe ekipor këtë sezon?

“Objektivi im personal është që të shënoj sa më shumë gola, ta ndihmoj ekipin sa me shumë dhe të futemi në grupet e Ligës së Konferencës dhe të shpallemi përsëri kampion i Kosovës”.

Nga shumë njihesh si “Lewandowski”, por cili sulmuesi është idhulli jot i vërtetë apo modeli që ndjek?

“Idhulli im është Cristiano Ronaldo, por patjetër që edhe Lewandowski është shembull shumë i mirë për t’u ndjekur”, përfundoi sulmuesi llapjan.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori