Albania DREAMin & LEAPin Conference 2025 -Një ditë inovacioni, teknologjie dhe lidershipi në zemër të Tiranës!

Më 10 Maj 2025, në ambientet ikone të Piramidës së Tiranës, do të zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të vitit: Albania DREAMin’ & LEAPin’ 2025, që sjell së bashku ekspertizë botërore, teknologji të avancuar, dhe një platformë të fuqishme për bashkëpunim, edukim dhe lidership.
Albania DREAMin’ 2025 është konferenca e vetme komunitare për Salesforce dhe teknologjitë mbështetëse në rajon.
Me 34 folës ndërkombëtarë nga më shumë se 20 shtete, përfaqësues nga kompani si Salesforce, Accenture, Deloitte Digital, Capgemini, Cognizant dhe shumë të tjera – konferenca do të ofrojë sesione mbi:
-Inteligjencën Artificiale (AI) & Data Cloud
-Agentforce dhe CRM të së ardhmes
-Marketing Cloud, Slack, MuleSoft & Tableau
-Panair Karrierash, Demo Jam dhe aktivitete për rrjetëzim profesional
LEAPin Albania 2025, në edicionin e saj të 9-të, është konferenca më e madhe për lidershipin rinor në Shqipëri.
Mbështetur nga Swedish Institute dhe me përfaqësim nga organizata ndërkombëtare, ajo trajton tema thelbësore si:
-Edukimi Qytetar & Qëndrueshmëria
-Shëndeti Mendor & Inteligjenca Emocionale
-Lidership, Inovacion
-Veprim për Klimën
Konferenca do të shoqërohet me panele diskutimi, aktivitete interaktive dhe prezencë institucionale nga aktorë vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim fuqizimin e komunitetit profesional dhe rinisë shqiptare.
Albania DREAMin’ 2025 → www.dreamin.al
Albania LEAPin’ 2025 → www.leapin.ldaeurope.com




















































