LAJMI I FUNDIT:

Alban Veseli pensionohet zyrtarisht nga basketbolli

Alban Veseli pensionohet zyrtarisht nga basketbolli

Alban Veseli është pensionuar edhe zyrtarisht nga basketbolli.

Veseli këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se është i përmbushur me arritjet në karrierën e tij 20-vjeçare.


Postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

“Momente të mrekullueshme me shumë mund e sacrificë, djersë, lot gëzimi e hidhërimi, përplot 20 vite aktivitet të kurorëzuar me 10 tituj kampioni e përmbyllin zyrtarisht karrierën time sot”, shkroi Veseli.

“I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkëautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Andaj, është një vendim jo aq i lehtë për t’u jetësuar sot pas dy dekadash karrierë,por mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket”.

“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në rrugëtimin tim në basketboll, përgjithmonë falenderues tifozëve të dashur, ju falenderoj përzemërsisht për përkrahjen. Faleminderit të gjithë trajnerëve e klubeve ku unë kam dhënë kontributin tim të pa kursyer”.

“Falënderim i veçantë i dedikohet të gjithë atyre që janë përfshirë në karrierën time ndër vite, kemi krijuar kujtime të paharrueshme së bashku dhe kam krijuar miqësi të përjetshme me secilin prej jush, nder me meritoret per keto suksese jane trenerat Fikret Shatri dhe Arben Krasniqi”.

Për fund por të parët nga rëndësia janë Familja ime, janë njerëzit më të afërt që ishin arsye kryesore e çdo suksesi, të cilëve ju jam falenderues e mirërnjohës përjetësisht, Faleminderit Prindërve të mi, në mënyrë të veçantë Babait tim inkurajuesit më të madh që kam takuar dhe nga i cili gëzoj çdo arritje të jetës time. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori