LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj, pjesë e panelit të ‘The Voice’

Alban Skënderaj, pjesë e panelit të ‘The Voice’

Alban Skënderaj është zyrtarisht një prej trajnerëve të “The Voice of Albania 6”. Artisti u rikthye në majat e klasifikimeve këtë vit dhe realizoi disa prej koncerteve më të bukur të vitit.

“Artisti Mashkull i Vitit” në “Top Awards” do të jetë ulur në karrigen e kuqe për të zbuluar zërin më të mirë të shqiptarëve. Alban Skënderaj është një prej kantautorëve e kompozitorëve më të suksesshëm.


Karriera muzikore e tij mori hov të menjëhershëm pas pjesëmarrjes në “Top Fest 2”, nga ku doli dhe triumfues. Që nga ajo kohë ai nuk ka reshtur kurrë së bëri muzikë, duke fituar lavdi kudo që shkel.

A do të shkruante Gjiko këngë për Alban Skenderajn?
Lexo po ashtu A do të shkruante Gjiko këngë për Alban Skenderajn?

Mund të thuhet me plotë gojën se Albani është një nga këngëtarët më të dashur të dekadës për publikun e gjerë dhe kjo falë devotshmërisë së tij ndaj muzikës pa kompromise.

Duke ardhur gjithmonë origjinal, Skënderaj ka lëvruar në disa zhanre muzikore. Numëron tre albume, dhjetëra këngë, si dhe disa bashkëpunime. Skenderaj është fitues i disa çmimeve prestigjioze muzikore.

Koncerti recital “Tingujt e Ditarit Tim”, që konsiderohet një prej turneve më të mirëfilltë realizuar ndonjëherë në Shqipëri e Kosovë, festoi 10-vjetorin e karrierës së tij muzikore.

Vetëm vitin e fundit ai ka publikuar katër këngë, të cilat janë kthyer menjëherë në hit, si “Unë dhe Ti”, “Duart Lart”, “Kam Nevojë” dhe “Engjëll”. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori