LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj për koncertin në Prishtinë: Më i rëndësishmi në karrierën time (Foto)

Alban Skënderaj për koncertin në Prishtinë: Më i rëndësishmi në karrierën time (Foto)

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj ka mbajtur mbrëmë (e enjte) një mega koncert në Prhshtinë.

Ai ka prezantuar për fansat kosovarë koncertin solistik “Tingujt e ditarit tim”, në recitalin e të cilit ka interpretuar shumë këngë dhe hite nga karriera e tij.


Një atmosferë fantastike është krijuar në qytet, përkundër faktit që kushtet vështirësuan përgatitjet për këtë shfaqje.

"Tinguj ditari", performancë live dhe fishekzjarre! Koncerti i Alban Skënderajt 'ndriçon' kryeqytetin (Foto/Video)
Lexo po ashtu "Tinguj ditari", performancë live dhe fishekzjarre! Koncerti i Alban Skënderajt 'ndriçon' kryeqytetin (Foto/Video)

Alban Skënderaj sot (e premte) përmes një fotografie të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, ka publikuar edhe një shkrim përmes së cilit ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë koncert, të cilin ai e quan më të suksesshmin në karrierën e tij.

Ai sqaron se kushtet e papërshtatshme si shiu, nuk i mundësuan atij realizimin e provave, por falë një orkestre profesionale, gjithçka doli bukur dhe pastër edhe me interpretimin e parë live.

“Mbas nje pergatitje te gjate, ne kete Koncert u krijuan jo pak veshtiresi dhe pertej detajeve e vonesave Shiu nuk na lejoi qe te bejme ASNJE prove ne Stage por fal profesionisteve te vertete ne Skene dhe jashte saj, fale nje Publiku me zemer te madhe u krijua nje Koncert me energji te jashtezakoshme dhe me i rendesishmi ne karrieren time.
Zoti u tregua bujar me ne
Dua te falenderoj perzemersisht publikun e zjarrte te Prishines qe sipas eksperteve dhe studimit te terrenit kane qene plote 17.000. Atmosfera ishte e papershkrueshme.
Falenderoj Orkestren time qe me nje profesionalizem maksimal ka luajtur mbreme duke perdorur cdo instikt shpirteror dhe muzikor.
Falenderoj Olen Cesarin dhe Klinti Çollakun per prezencen, Procredit Bank Kosova per mundesimin, Orkestruesit Gent Rrushi dhe Brikel Gura per punen e shkelqyer, Televizionin Klan dhe stafit te tij me regjizor Bledar Laco, Freemadia per bashkepunimin, Fatmir Minga per Skenografine, Ertid Kusi Ndricim, Emanuele Donnini Inxhenier Tingulli, Miranda Dupi per veshjen, Xhoana Thanasi Graphic Designer, faleminderit gjithashtu atyre dhjetra teknike e specialiste qe punuan me perkushtim.
Mire u takofshim ne Koncertin e rradhes” (sic.), shkruan këngëtari Skënderaj në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BU1bhPbDPEc