LAJMI I FUNDIT:

“Alba Festival” vjen me një reagim pas anulimit të festivalit: Ende vazhdojmë të jemi të befasuar, duke marrë një shkrim 48 orë para nisjes

“Alba Festival” vjen me një reagim pas anulimit të festivalit: Ende vazhdojmë të jemi të befasuar, duke marrë një shkrim 48 orë para nisjes
Foto: Facebook

Festivali i muzikës shqiptare, “Alba Festival”, që pritej të mbahet në shtator në Zvicër u anulua për shkak të situatës me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga Qeveria, ndërsa një reagim së fundmi e ka bërë edhe faqja zyrtare e “Alba Festival”.


Të njëjtit kanë ndarë një postim në InstaStory, të cilët theksojnë se kanë ngelur të befasuar nga një vendim i tillë.

Foto: Instagram

Ky është postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Si asnjëherë më parë Alba Festival u mundua edhe një herë t’i mbledhë gjithë shqiptarët në Zurich me një organizim madhështor, me të gjitha kushtet që na u kërkuan për shkak të pandemisë. Ne ishim gati deri në detajet e fundit për të ju dhuruar një vikend të paharrueshëm, dhe me keqardhje të thellë ju lajmërojmë se përfundimisht Festivali u anulua, pavarësisht tentimeve dhe bisedave të vazhdueshme që kishim me zyrtarë të Kantoni-it të Zurichut.

Ne ende vazhdojmë të jemi të befasuar se si mund të ndodhte një anulim i tillë, i papritur, duke marrë thjeshtë një shkrim 48 orë para nisjes së Festivalit, të cilin ka muaj që jemi duke e përgatitur dhe po e përsërisim dhe një herë me të gjitha kushtet që u kërkuan vetë nga Qeveria. Gjithsesi, ne si organizatorë që jetojmë dhe veprojmë në këtë shtet duhet përmbajtur këtij vendimi ashtu siç kemi vepruar gjithmonë. Ju kërkojmë falje edhe një herë dhe ju lusim për mirëkuptimin tuaj! Ne na mbetet të iu falënderojmë të gjithëve për interesimin e madh që shfaqet që nga lajmi se do të nis Festivali me 4-5 shtator.

Ne, ashtu siç kemi premtuar të gjitha blerjet që ju keni bërë do t’i kthejmë secilit një nga një (për këto detaje nga përcjellni në Instagram). Së bashku do të jemi edhe më të fortë. Ju premtojmë që do të kthehemi shpejt, në mundësinë e parë që do të na jepet. Me shumë dashuri dhe respekt për të gjithë, Alba Festival”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori