LAJMI I FUNDIT:

Alarmohet Irani nga numri i madh i përdoruesve të alkoolit

Alarmohet Irani nga numri i madh i përdoruesve të alkoolit

Policia në Teheran gjatë 12 muajve të fundit ka arrestuar 2.900 shoferë të dehur, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë në policinë iraniane.

“Përkundër faktit që Islami ndalon konsumimin e alkoolit, numri i njerëzve të dehur para timonit është alarmues”, thuhet në një komunikatë të policisë iraniane, transmeton Telegrafi.


Alkooli është i ndaluar në Iran që prej revolucionit të vitit 1979, kurse ata që shkelin ligjin mund të gjobiten, arrestohen ose dënohen me burg. Vetëm pakica e krishterë në Iran ka të drejtë të prodhojë verë për qëllime fetare.

Megjithatë, rritja e kërkesave për të gjitha llojet e pijeve alkoolike, ka rritur kontrabandën e alkoolit nga Iraku dhe Turqia. Me çmime të fryra, kontrabandistët paguajnë alkoolin, derisa kërkesa për alkool ka quar këtë vend për birrë të lirë, verë dhe raki, të cilat iranianët i prodhojnë në mënyrë të paligjshme në kushte shtëpiake, që shpesh për shkak të cilësisë së dobët rrezikojnë shëndetin.

Sipas shifrave zyrtare, Irani ka 200.000 konsumues kronik të alkoolit, derisa më shumë se një milionë iranianë rregullisht konsumojnë alkool.

Gjobat për shkelësit janë dyfishuar nga 2 milionë rial (60 dollarë) në 4 milionë (120 dollarë). /Telegrafi/