LAJMI I FUNDIT:

Alarmi i Google dështoi në paralajmërimin e tërmetit në Turqi

Alarmi i Google dështoi në paralajmërimin e tërmetit në Turqi

Sistemi i Google për paralajmërimin e tërmeteve dështoi në paralajmërimin e shumicës së banorëve të Turqisë para dridhjeve vdekjeprurëse të muajit shkurt, ka zbuluar një hetim i BBC Newsnight.

Google thotë se sistemi i saj alarmues mund t’u japë përdoruesve të tyre një njoftim deri në një minutë përpara goditjes së tërmetit. Kompania shtoi se alarmi i tyre shkoi tek miliona banorë përpara dridhjes së parë madhore.


Megjithatë, BBC shkruan se ekipi i tyre kishte vizituar tre qytete brenda zonës së tërmetit, duke biseduar me qindra banorë, por nuk e gjetën asnjë person i cili kishte marrë paralajmërimin, transmeton Telegrafi.

Sistemi punon tek telefonat e Android, ose ndryshe tek çdo telefon i cili nuk është një iPhone. Telefonat me sistemin Android, të cilët zakonisht kanë çmim më të përballueshëm, përbëjnë rreth 80 për qind të të gjithë telefonave në Turqi.

“Nëse Google bënë një premtim të plotë ose të nënkuptuar, për të dërguar një shërbim sikurse paralajmërimi i hershem i një tërmeti, atëherë për mua, ai rrit rrezikun”, thotë Prof Harold Tobin, drejtor i Rrjetit Sizmik Veriperëndimor të Paqësorit.

Micah Berman, drejtuesi i produkteve të sistemeve të Google, këmbënguli se në fakt ai sistem kishte funksionuar. “Ne kemi besim se ky sistem ka ndezur dhe ka dërguar alarme”, deklaroi ai për BBC.

Megjithatë, kompania nuk dha prova që këto sinjalizime ishin pranuar gjerësisht tek banorët e këtyre zonave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori