Alarm për tornado, vjedhje në kamp dhe mot ekstrem – Anglia kalon 'ferrin' para Botërorit 2026


Kombëtarja e Anglisë nuk ka pasur përgatitjet më të qeta për Kupën e Botës 2026, pasi skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel është përballur me një sërë problemesh të pazakonta vetëm pak ditë para debutimit në turne.
“Tre Luanët” tashmë janë vendosur në Kansas City, ku po përgatiten për ndeshjen e parë të Botërorit kundër Kroacisë.
Megjithatë, rruga drejt startit të kompeticionit ka qenë larg ideales.
The scandal of the century — and no surprise, it’s in the United States.
Orlando, Florida witnessed an unusual incident inside England’s World Cup 2026 training camp, just hours before their scheduled session, after the team’s equipment was completely stolen.
According to… pic.twitter.com/AGUiPm6j6Q
— China pulse 🇨🇳 (@Eng_china5) June 13, 2026
Problemet nisën menjëherë pas mbërritjes në Kansas, kur skuadra u detyrua të ndërpresë një seancë stërvitore dhe të strehohet për shkak të një alarmi për tornado që u lëshua të shtunën (13 qershor 2026).
Ky incident ishte vetëm një nga sfidat me të cilat është përballur Anglia gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Pak ditë më parë, kampi stërvitor anglez u godit edhe nga një rast i pazakontë vjedhjeje.
Sipas raportimeve, pajisje dhe materiale stërvitore me vlerë rreth 18 mijë dollarë u vodhën nga baza stërvitore e ekipit në Kansas City, duke nxjerrë në pah probleme serioze të sigurisë.
The England squad were told to shelter indoors on Saturday evening after a tornado warning was issued in Kansas City.
The players and staff also received an automated warning message on their phones saying 'Severe Thunderstorm Warning' [@TheAthleticFC] pic.twitter.com/HatkjU6fS6
— utdreport (@utdreport) June 14, 2026
Megjithëse autoritetet ligjzbatuese arritën t’i rikuperonin sendet e vjedhura, incidenti ndikoi në përgatitjet e skuadrës, pasi futbollistët mbetën pa disa pajisje të rëndësishme gjatë disa seancave stërvitore.
Vështirësitë nuk u ndalën me kaq, gjatë qëndrimit në bazën e parë stërvitore në Miami, futbollistët anglezë u përballën me temperatura të larta dhe lagështi të madhe, ndërsa tri seanca stërvitore u ndërprenë ose u ndikuan nga reshjet e dendura të shiut.
Pavarësisht këtyre pengesave, Thomas Tuchel shpreson që skuadra të mbetet e fokusuar dhe që problemet jashtë fushe të mos ndikojnë në paraqitjet e Anglisë në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/






































