LAJMI I FUNDIT:

Alaba kështu e vlerëson paraqitjen e Shqipërisë

Alaba kështu e vlerëson paraqitjen e Shqipërisë

Shqipëria pësoi humbje në ndeshjen miqësore me Austrinë me rezultat 2:1.

Njëri ndër lojtarët më të mirë austriak, David Alaba ka pranuar se kombëtarja shqiptare ka luajtur më mirë në pjesën e dytë se në 45 minutshin e parë, kur në saje të gabimeve trashanike të mbrojtjes pësoi dy gola.


“Mund të jemi shumë të kënaqur me paraqitjen në pjesën e parë”.

“Në pjesën e dytë Shqipëria na befasoi me presionin. Ata bënë një paraqitje shumë të mirë, por jemi të kënaqur që fituam”, tha Alaba.

Shqipëria në kuadër të ndeshjeve parapërgatitore për evropianin e futbollit të martën do të takohen me Luksemburgun. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Shqipërisë i kushtojnë gabimet me humbje (Video)